Modelet e këpucëve që do të mbathen këtë pranverë

  • 22 March 2018 - 18:39
Modelet e këpucëve që do të mbathen këtë pranverë

Marrë parasysh faktin se kemi shkruar për dezenët, modelet e xhinseve si dhe xhaketat që do të vishen më 2018, në vijim sjellim edhe modelet e këpucëve që do të jenë më në trend këtë pranverë 

KAUBOJKAT

Këto këpucë janë ideale dhe zgjidhje për këtë periudhë kalimtare midis dimrit dhe pranverës, por këpucët e tilla do të mbizotërojnë edhe gjatë verës. Nëse i keni në dollapin tuaj, lirisht mund t'i shtoni në koleksionin pranveror. Mund t'i kombinoni me pantallona, xhinse, sidomos janë të mira kur kombinohen me fustane dhe funde.

KËPUCËT ME STIL NGA TË TETËDHJETAT

Këtë pranverë, aktuale dhe të pranishme do të janë këpucët nga të tetëdhjetat. Këpucët e mbyllura me takë klasike janë në fokus, derisa vijnë me modele me ngjyra pranverore. Nuk duhet përmendur se ngjyra e livandës në rend të parë. Po ashtu, sidomos janë simpatike detajet me rrip. Sa ju përket kombinimeve, këto këpucë mund të kombinohen për të gjitha rastet - të ditës, natës si dhe pjesë e stilit ditor në punë. 

MBATHJET ME PLASTIKË TË TEJDUKSHME

Që nga sezoni vjeshtor dhe dimëror na është bërë e qartë se ky lloj I këpucëve midis modeleve do të mbizotërojë në vitin 2018. Natyrisht, si gjithmonë impulsi vjen nga pistat e modës të disenjatorëve të njohur botëror. Këtë risi së pari e ka lansuar "Chanel", që më pas ta shohim edhe nga "Calvin Klein", "Moschine". Këto mbathje duken shumë të rehatshme për ditët me shi. Një është e sigurt se ky dizajn përshtatet mirë në stilin modern të qytetit kur moda është në pyetje. 

ÇORAPËT ME KËPUCË

Ja një trend që është i njohur. Kombinimi i këpucëve dhe çorapëve me rrjetë mundet të jetë mënyra juaj që këtë pranverë të përcillni trendët. Ekziston edhe opsioni i sandaleve të hapura që shihen me çorapë me dezen që bie në sy. 

PANTOFLA MOKASINE

Kur temperaturat pranverore fillojnë të rriten në ato verore, atëherë është koha për pantoflat. Këtë sezon aktuale do të janë ato të shkurta me takë të shkurtë dhe të mprehta, por edhe mokasinet e rrafshëta, si pjesë e stilit modest. Edhe pse këto modele mund të kombinohen në raste të ndryshme, lirisht mund t'ia shtoni koleksionit pranveror dhe do të jeni në trend.

TUFAT NË SANDALE

As ekstravaganca nuk do të mungojë këtë pranverë, por edhe gjatë verës. Kryesisht, detaji i modës që është edhe elegant, kombinimin tuaj të veshjes e bën më ndryshe, e kjo vjen me tufa në sandale apo këpucë. Një kombinim si ky është shumë tërheqës dhe elegant që trendin e bën shumë më elegant. 

SANDALET E BARDHA

Për fund te trendët aktualë, një trend krejt i thjeshtë - sandalet e bardha, që është sjellë nga Michael Kors. Sidomos do të janë atraktive ato me dizajnet retro dhe taka të gjera. Në princip, duken bukur me kombinimin me fustane he me pantallona, ndikojnë si opsion i rehatshëm. 

(Kosova Sot)