9 ngjyrat e thonjve që do i kishit provuar këtë vjeshtë

  • 23 March 2018 - 09:34
9 ngjyrat e thonjve që do i kishit provuar këtë vjeshtë

Vjeshta inspiruese na ofron që nuancat e saja t`i bartni brenda jush në forma të ndryshme. Që të shëndrroni thonjtë në aksesoarin më të vlefshëm, duhet që të përshtatni stilin dhe ngjyrën. Që të siguroheni se keni gjetur ngjyrën e duhur, ju sjellim 9 llojet e nuancave që do jenë në trend këtë sezonë.

Bonzë pudër

Ngjyra bronzë është nga më të preferuarat këtë sezon mirëpo kjo nuancë e saj do jetë dominese. Nëse jeni adhurues të së kuqes së artq, atëherë do të dashuroheni në bronzën pudër e cila është më intenzive dhe nuk është aq e theksuar si nuanca e bronzës klasike.

Ngjyrë e errët e gjakut

Kur nuk jeni të sigurta se çfarë ngjyre të përdorni, provoni me ngjyrë të kuqe e cila i përshtet çdo gjëje. Mirëpo nëse hamendeni nga nuancat e shumta të së kuqes, ne ua rekomandojmë të kuqen e errët si gjaku.

Ngjyrë patëllxhani

Edhe një ngjyrë e errët dhe e egër e cila edhepse nuk përshtatet me stilin tuaj ju detyron të ndryshoni për hirë të saj. Nëse pëlqeni nuancat e errëta të ngjyrës së thonjve, kjo nuancë do ju bëhet aseti i vjeshtës.

Nuanca “nude”

Kjo ngjyrë e butë dhe neutrale nuk pushon së qenuri aktuale në të gjithë stinët, delikate me tërë nuancat e saj ajo është e përkryer për çdo stil dhe nuk ju detyron që të përshtatni detajet tjera të cilat nuk planifikoni ti mbani. Nëse dëshironi neutralitet të plotë, kjo ngjyrë është përzgjedhja e duhur.

Ngjyrë livandoje

Nga miliona nuanca të vjollcës dhe rozës, këtë herë është theksuar nuanca e lules së livandos e cila në çdo formë është e pëlqyeshme. Edhepse jashtë koha nuk përshtatet me këtë ngjyrë, ju shpërndajeni freskinë dhe përshtypjen e mirë.

Çokollatë

A ka diçka më të ëmbël se një gotë me çokollatë të ngrohtë në ditët me shi të vjeshtës? Por ja që ka dhe ajo është ngjyra çokollatë e thonjve. Padyshim është një nga ngjyrat që do të përshtatet më së miri me pamjen tuaj.

Ngjyra e qiellit në mesnatë

Është nuanca më e errët e ngjyrës së kaltër dhe më e bukura, madje mund ti shtoni edhe disa yje vezulluese qiellit në thonjët e juaja.

Ngjyrë e zjarrtë e gjetheve të vjeshtës

Është një nga nuancat më dëshpëruese të gjetheve gjatë vjeshtës, diçka në të kuqe të portokall apo ngjyrë e zjarrtë.

E hirtë pastel

Sigurisht që jeni mësuar më me tonet pastel të cilat i keni veshur gjatë verës e tash erdhi koha që të provoni nuancën e re pastel të hirtë. E ëmbël, ngjyrë e hirtë qumështore për thonjët këtë vjeshtë, kjo është nje gjë që do vërehet nga të tjerët.

(Kosova Sot)