Trendi që ka çmendur botën: Kjo fshehtësi mode do ta mbizotërojë sezonin pranveror 2018

  • 24 March 2018 - 09:46
Trendi që ka çmendur botën: Kjo fshehtësi mode do ta mbizotërojë sezonin pranveror 2018

Porsa jemi futur në pranverë, së paku në aspektin kalendarik, edhe pse përjashta ende bën ftohtë dhe bie borë, bukuroshet e modës kanë prezantuar fshehtësinë më të re të stilit që do ta pushtojë dhe mbizotërojë këtë pranverë. Pasi që një kohë të gjatë po mbizotëron veshja shtresore, edhe gjatë kësaj stinës së pranverës do t'i mbeten besnik. Mirëpo, ekzistojnë detaje që deri më tani nuk i kemi parë e që për këtë sezon janë të domosdoshëm. Do të kombinohet palltoja ose manteli me xhemper mëngët e të cilit detyrimisht duhet të janë më të gjata se palltoja apo manteli. Këtë trend së pari e kanë testuar bukuroshet nga pistat e modës dhe shumë shpejtë është bërë trend popul- lor. A do ta provonit edhe ju një trend të jashtëzakonshëm si ky? 

(Kosova Sot)