KTHIMI I MADH I STILIT RETRO

  • 24 March 2018 - 09:50
KTHIMI I MADH I STILIT RETRO

Nëse tashmë keni nisur revizionin e gardërobës pranverore, kurrsesi mos hidhni pjesë për të cilat mendoni se i takojnë modës së largët. Stili retro edhe këtë sezon ka arritur në dyert e mëdha. Ju sjellim një shikim që përsëri janë bërë hit që tek ne zgjojnë nostalgjinë e kohëve të kaluara

PANTALLONAT E GJERË TË KËMBA

Pantallonat e gjerë të këmba i kemi adhuruar me gjithë shpirt derisa janë shfaqur me modelet e pantallonave "skinny". Nëse vërtet ju kanë munguar, pantallonat e tillë mund t'i nxirrni nga ormani dhe pa brengë t'i vishni, do të siguroni shikimet plot nostalgji dhe titullin e femrës që përcjell trendët

DUKJA SPORTIVE

Për të marrë frymë pak nga fustanet klasike, trikove dhe parashikimeve të modës, trendi i veshjeve sportive vjen si i porositur. Nuk është keq të kaloni në rehatinë e veshjeve sportive me dukje më interesante. 

KOSTUMET RETRO

Edhe gjatë sezoneve të kaluara e kemi parë se i kostumet me bel të thellë dhe kostumet sportive njëpjesësh kishin ndezur rrjetet shoqërore. Kjo ka inkurajuar që edhe më shumë të vishen dhe të përcaktohemi për modele të tjera, ato klasike dhe të paparashikuara. 

SYZET E DIELLIT

Syzet e holla e të ngushta me formë të maces apo kornizat e rrumbullakëta kanë mbetur në harresë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, deri në momentin kur disenjatorët dhe modelet i kanë ringjallur përsëri. Janë kthyer në skenën e modës dhe na kanë detyruar mos t'i harrojmë edhe kornizat katrorë. 

PANTALLONAT ME BEL TË THELLË DHE "PALAZZO"

Pantallonat me bel të thellë dhe të ashtuquajturit modelet 'palazzo' të pantallonave me këmbë të gjera kanë lumturuar pothuajse të gjitha pjesëtaret e gjinisë së bukur sepse janë në modë, t lehtë, rrezatues dhe i shkojnë pothuajse secilit trup dhe mund të kombinohen në mënyra të ndryshme.