KËSHILLA DHE FSHEHTËSI GRIMI: PËRGATITENI VETË EYELINER-IN ME NGJYRË

  • 12 April 2018 - 08:42
KËSHILLA DHE FSHEHTËSI GRIMI: PËRGATITENI VETË EYELINER-IN ME NGJYRË

Eyeliner-i është mënyra më efikase për të theksuar sytë dhe dukjen, por linja në kapak nuk ka pse të jetë e zezë detyrimisht, por edhe në ndonjë ngjyrë tjetër. Lehtë edhe ju vetë mund ta bëni eyeliner-in që do të jetë i duhuri për gjithë ditën. Ju nevojitet hija në ngjyrë për sy, e mund të përcaktoheni edhe për përbërës tjetër të eyeliner-it: xhel me aloe vera, bazë për grim (prajmer) ose korrektues për grimin

#1 XHEL MA ALOE VERA

Hijen e vendosni në pjatë dhe me lugë e shtypni në pluhur. Përzieni pluhurin dhe ia shtoni një pikë xhel me alo vera. Me brushë i përzieni përbërësit derisa të fitoni një masë unike (nëse është shumë e trashë, shtoni ende xhel dhe eyeliner-i është gati)

#2 PRAJMER

Hijen e vendosni në enë dhe me lugë e shtypni në pluhur. Përzieni pluhurin dhe ia shtoni një pikë prajmer. Me brushë e përzieni derisa të fitoni masën e dëshiruar.

#3 KORREKTOR PËR GRIMIN

Hijen e vendosni në pjatë dhe me lugë e shtypni në pluhur. Pluhurin e përzieni dhe i hidhni pak korrektor. Me brushë e përzieni derisa të fitoni një masë unike.