Nuk ndiheni të gatshme për plazh: Me këto këshilla përfundimisht do të jeni perëndesha e verës

  • 12 April 2018 - 14:54
Nuk ndiheni të gatshme për plazh: Me këto këshilla përfundimisht do të jeni perëndesha e verës

Me verën tashmë këtu, dhe pushimet shumë pranë, me gjasë mund të mendoni për rifreskimin e vetes suaj. Ja disa këshilla, e asnjëra prej tyre nuk kërkon shumë mund, transmeton gazeta Kosova Sot.  

VAJIN PËR NXIRJE ZËVENDËSOJENI ME LOSION

Nëse përdorni ten të rremë, përcaktohuni për "SPF" me kujdes, përderisa vaji e zbut tenin. Sa më shumë që të aplikoni vajin, aq më shpejt teni juaj do të zbehet, kështu provoni losion "SPF" në vend të vajit. 

LYEJUNI ME SHPINËN E DORËS

Lyerjen e shpinës është e vështirë për ta bërë e vetme, por nëse shuplaka e dorës nuk e arrin, shpina e dorës me gjasë po. Nëse e keni të vështirë për ta bërë këtë, rrotullojeni shuplakën e dorës. Kjo ju ofron më shumë fleksibilitet për të arritur më shumë te shpina juaj për përfundim të përsosur. 

RETINOL GJATË DITËS

Retinoli - një lloj i vitaminës A e forcon kolagjenin, për kohë të gjatë është cilë- suar si shpëtimtar i lëkurës, por gjithmonë na është thënë që ta përdorim gjatë natës, pasi që kemikatet shkatërrohen gjatë ditës. Tani dy brende kanë krijuar një formë stabile për ditën: "DCL Profoundly Effective A Cream SPF 30" dhe "Medik8 rRetinoate".

TRAJTONI SHPUTAT

Shputat janë ato që e pësojnë më së shumti nga të nxehtit, kështu që një masazh freskues nuk ju kushton gjë. Me topin e rrumbullakët prej metalit "Footner's CoolActive Massager", ju ofron lehtësim. 

OFRONI FLOKUT NJË SHKËLQIM TË LEHTË

Floku dëmtohet në temperaturë të lartë, por mos anashkaloni serumin, përdoreni si duhet. Aplikojeni serumin në shpinën e dorës, më pas me një brushë të fortë e merrni nga aty dhe e shpërndani nëpër flokë me ndihmën e brushës. Nëse e aplikoni me dorë, do të tërheqë pluhur dhe nuk do të shkëlqejë. 

[Image]

KRIHNI VETULLAT

Në pistat e modës, vetullat me qëllim i krehin në anën e kundërt për t'u dukur më të trasha. Nëse e provoni këtë, përkujdesuni që t'i krihni të dyja dhe pjesa tjetër e grimit të jetë e përsosur, kështu që dukeni mahnitshëm. 

[Image]

"SPF" SIPËR GRIMIT

Mos lejoni të shfaqeni pa "SPF" në diell. Spreji i ri sipër grimit është esencial për të pasur në çantë, duket "cool" dhe ju mbron. Provoni "Bioderma Hydrabio SPF 30 Moisturising Anti-UV Mist", "La Roche-Posay Anthelios AntiShine Invisible Fresh Mist Spray SPF 50+" ose "Garnier Ambre Solaire Sensitive Advanced Face Mist SPF 50".