Maskë për flokë kaçurrelë

  • 12 April 2018 - 14:58
Maskë për flokë kaçurrelë

Veçojmë të bardhën e një kokrre veze nga e verdha. Të bardhën e vezës e rrahim në një tas dhe me të lyejmë flokët. Maskën e mbajmë 20 minuta dhe kokën e mbështjellim me një kapuç plastmase ose plastmasë.

Flokët i shpëlajmë me ujë të vakët. Uji i nxehtë i dëmton rrënjët e flokëve dhe u heq shkëlqimin.

I thajmë pak me peshqir.

Në një filxhan kafeje hedhim pak vaj ulliri. Me vajin e ullirit lyejmë rrënjët dhe flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Vajin e ullirit e lëmë të veprojë për 15-20 minuta. I shpëlajmë flokët me ujë të ngrohtë dhe i lajmë me shampo derisa yndyra të hiqet plotësisht.