5 kombinimet më të çuditshme të ngjyrave që duhet të provoni t’i vishni patjetër këtë pranverë

  • 18 April 2018 - 09:21
5 kombinimet më të çuditshme të ngjyrave që duhet të provoni t’i vishni patjetër këtë pranverë

Sa herë që nuk ndihemi të frymëzuar për t’u veshur nxitojmë për të parë trendet më të fundit të modës. Por për të mos u gjendur ngushtë këtë pranverë do të keni mundësi për të provuar disa nga kombinimet më interesante të ngjyrave për veshjet tuaja.

Rozë dhe e kuqe

Dy ngjyra të çelura, por këtë pranverë do të kombinohen mjaft mirë me njëra-tjetrën.

Image

Argjend dhe e verdhë

Ngjyra e argjendit zakonisht qëndron më vete, por me të verdhën realizohet një kombinim perfekt. Mund të duket si një ‘look’ i përshtatshëm vetëm për mbrëmje, por mund ta ktheni në një stil më të zakonshëm dhe rastësor nëse vishni dhe një xhaketë xhins.

Image

Rozë e ndezur dhe ngjyrë ulliri

Një ngjyrë e ndezur rozë mund të duket më ‘paqësore’ nëse bashkohet me ngjyrën e ullirit.

Image

Kobalt dhe portokalli

Një kombinim shumë i veçantë që do t’u bëjë të dukeni vërtet me shumë stil.

Image

Rozë dhe ngjyrë e purpurt

Është kombinimi perfekt për një shëtitje pranverore.

Image

(Kosova Sot)