5 këshilla që do ju shpëtojnë nga majat dyshe të flokëve

  • 19 April 2018 - 08:27
5 këshilla që do ju shpëtojnë nga majat dyshe të flokëve

Majat e djegura të flokëve janë një shqetësim i vazhdueshëm, por nëse tregohesh pak më e kujdesshme, mund t’i evitosh. Majat e ndara, vijnë si pasojë e krehjes së keqe dhe të shpeshtë të flokëve, sidomos kur janë të  lagur, por gjithashtu edhe si pasojë e përdorimit te vazhdueshëm të piastrës, mashës etj, të cilat e shkatërrojnë flokun dhe i lënë majat e hapura. Bej kujdes!

Mos i krih asnjëherë flokët e lagur

Ky veprim ndodh shpesh edhe nga nxitimi, por flokët janë shume të ndjeshëm dhe të predispozuar të këputen sa here i kreh të njome. Nëse flokët i ke të lagur, atëherë mos i krih, por prit derisa të thahen.

Përdor krehër me dhembe të gjerë

Përdor gjithmonë krehër me dhembe të gjerë. Mos përdor piastër, mashë, përveç rasteve urgjente, sepse ato shkaktojnë edhe më shume djegien e flokëve.

Mos i laj me ujë të nxehte

Mos harro që uji i nxehte i dëmton flokët, ndaj ki parasysh që duhet t’i lash me ujë të vaket. Mos i shtrydh shumë, as mos i thaj fort me peshqir. Idealja është t’i lash me ujë të ngrohte ose me ujë të ftohtë dhe mbaji për disa minuta me peshqir. Gjithashtu, zgjidh shampon në baze të tipit të flokut.

Mos i laj me ujë të nxehte

Nëse dëshiron vërtet të kesh flokë te shëndetshëm edhe nëse je duke i rritur, majat e tyre duhet t’i presësh çdo 3-6 muaj, sepse kështu shmang këputjen dhe djegien e tyre. Përdor ushqyes për flokë ose pastroji me ujë e limon.

Përdor maske për majat

Rrih një veze, së bashku me xhelin e një gjetheje aloe vera dhe një luge çaji mjaltë. Aplikoje tek flokët dhe laji ato vetëm pas një ore. Shpëlaji mire me një luge gjelle uthull ne një gote me ujë, ne mënyre që të forcosh rrënjët dhe të shkëlqesh flokët.

(Kosova Sot)