SI TË ARRINI TE NGJYRA NATYRALE E FLOKUT TË NGJYROSUR

  • 19 April 2018 - 09:33
SI TË ARRINI TE NGJYRA NATYRALE E FLOKUT TË NGJYROSUR

A jeni midis atyre femrave që me vite të tëra ngjyrosni flokun, pa marrë parasysh se për cilën teknikë të ngjyrosjes bëhet fjalë, nëse po, kjo do të thotë se në qimen tuaj janë grumbulluar disa shtresa të ngjyrave, si dhe cilësia e flokut tuaj me gjasë është dobësuar. Sido që të jetë, stilistët profesionist theksojnë se pas një kohe të caktuar secila femër dëshiron ta kthejë ngjyrën natyrale të flokut, që nuk është edhe proces aq i thjeshtë. Prandaj, ju sjellim disa këshilla në këtë drejtim. Nëse keni mjaftueshëm durim, mund të niseni rrugës së sigurt duke lejuar që ngjyra natyrale e flokut të shfaqet. Kjo do të thotë se ngjyra shfaqet me rritjen e flokut, që mundet t'ju pengojë, nëse nuk jeni mësuar, por nuk duhet të brengoseni shumë rreth kësaj, sepse kjo dukje tashmë është moderne. Në rend të parë jua sugjerojmë këtë metodë sepse është më e shëndetshmja për qimen e flokut tuaj. Secili tretman tjetër që do t'jua kthente nuancën do të ishte më i shpejtë, por edhe agresiv për qimen e flokut. Natyrisht, sa të rritet floku vizitoni stilistin për të shkurtuar majat dhe dukjes tuaj të flokut t'i ofroni një dukje të freskët dhe për t'i dhënë formë. Po ashtu, nëse dëshironi, siç kemi thënë, për t'i përshpejtuar gjërat, mund ta ngjyrosni flokun me atë nuancën që qëndron më së afërmi me ngjyrën origjinale të flokut tuaj, që përsëri i nevojitet një rritje. Kështu nuk do të keni dallim midis ngjyrës natyrale dhe asaj të ngjyrosur. Fillesat po ashtu mund të jenë opsion i hatashëm. Dhe atë në dy variantet - qoftë nëse keni ngjyrosur në nuancën e ndritshme apo t'i ktheheni ngjyrës së errët, apo e kundërta. Në secilin rast, nxirrni fillesat gradualisht dhe gjithnjë i bëni më të errëta, apo më të ndritshme, varësisht nga ajo se si është ngjyra juaj natyrale. Kështu floku juaj gjithnjë e më shumë duket natyrale. Ajo që theksohet nga ekspertët është të mos përcaktoheni për tretman shtëpiak, por ta bëni në një sallon profesional. Ka edhe tretman që përnjëherë heqin ngjyrën e flokut, por kjo nuk është aspak e shëndetshme për flokun. Pa marrë parasysh se për cilin opsion do të përcaktoheni, më e rëndësishmja është që flokut tuaj t'ia kushtoni kujdesin e duhur, flokut t'ia ktheni shkëlqimi përmes ngjyrës tuaj natyrale. Po ashtu, kujdes me përzgjedhjen e shamponëve, zgjidhni ata pa sulfate, sepse është më e shëndetshme për flokun. 

(Kosova Sot)