Me mjaltë arrini tenin e ëndrrave tuaja - Femra - Kosova Sot
Me mjaltë arrini tenin e ëndrrave tuaja

Me mjaltë arrini tenin e ëndrrave tuaja

Mjalti është preparat ideal për kujdesin ndaj lëkurës. Falë përbërësve kundër inflamacioneve, të cilët  qetësojnë dhe hidratojnë lëkurën, është i përshtatshëm për të gjitha llojet e saj. Në vijim ju zbulojmë se si këtë artikull të shëndetshëm ta përdorni për arritjen e një teni të shkëlqyeshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Piling

Mjaltin ta përzieni me sheqer të vrugët dhe me pak qumësht, në mënyrë që ta formoni një masë, me të cilën butësisht do t’i bëni masazh lëkurës. Ky piling i shëndetshëm me lehtësi do të largojë qelizat e vdekura, duke i dhënë lëkurës butësi.

Maskë për lëkurë të tharë

Mjaltin ta përzieni me jogurt, banane dhe avokado. Kjo maskë e pasur do ta ushqejë lëkurën tuaj, do ta hidratojë, duke i dhënë lagështi dhe duke e bërë më të shkëlqyeshme.

Maskë për lëkurë të yndyrshme

Mjaltin e përzieni me mollën e bluar, flluska dhe të verdhët e vezës. Përzierjen e vendosni në fytyrën e pastruar, e lini të veprojë për rreth 15 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët. 

(Kosova Sot)

47 minuta më parë
17/10/18