Ilaçet natyrale me mjaltë kundër rrudhave në fytyrë

  • 17 May 2018 - 10:45
Ilaçet natyrale me mjaltë kundër rrudhave në fytyrë

 

A e keni ditur se mjalti mund të ndihmojë në trajtimin e rrudhave dhe të përmirësojë cilësinë e lëkurës? Ja disa nga mënyrat si ta përdorni mjaltin në këtë drejtim,transmeton gazeta Kosova Sot.
Maskë me mjaltë dhe miell të bajameve Kombinimi i aminoacideve esenciale në miellin e bajameve bashkë me antioksiduesit në mjaltë rezultojnë me një krem kundër plakjes, që shërben në zbutjen dhe përmirësimin e gjendjes së lëkurës Përbërësit: 1 lugë miell të bajameve (10 g) 2 lugë mjaltë (50 g) 1 lugë lëng limoni (10 ml) Përgatitja: Shtoni përbërësit në enë dhe i përzieni derisa të trashen. Gjatë natës, hiqni grimin nga fytyra juaj dhe aplikoni një shtresë të hollë të maskës. Nëse dëshironi, mund ta aplikoni edhe në qafë dhe gjoks për rezultate më të mira. E lini për 20 minuta dhe para se ta hiqni, përdorni lëvizje të buta qarkore për të hequr qelizat e vdekura. E shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe e përsëritni procedurën tri herë në javë.

Maskë me mjaltë dhe aspirin Aspirina përmban substanca, që kur absorbohen ndihmojnë në reduktimin e njollave në lëkurë. Kur kombinohet me mjaltin, krijon një barrierë mbrojtëse ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë. Përbërësit: 5 aspirina 3 lugë mjaltë (75 g) Përgatitja: Shtypni aspirinat në pluhur, dhe i përzieni me mjaltë. E pastroni fytyrën mirë dhe e aplikoni këtë maskë, duke përdorur lëvizje të buta qarkore. E lini të veprojë për 30 minuta para se ta shpëlani. Procedurën e përsëritni dy herë në javë. 

Maskë me mjaltë dhe qumësht

Qumështi hidratues me mjaltin që rigjallëron lëkurën, sjellin maskën e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Maska heq yndyrën shtesë nga fytyra dhe pastron poret. Përgatitja: 3 lugë mjaltë (75 g) 6 lugë qumësht (60 ml) Përgatitja: Kombinoni mjaltin dhe qumështin në një enë të vogël. Përzieni derisa të keni një krem të bashkuar. E lini për 30 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë tretman çdo ditë.

Maskë me mjaltë dhe bollgur 

Kjo është një maskë klasike, me mjaltë dhe tërshërë, është një nga opsionet më të mira për të eliminuar qelizat e vdekura nga fytyra dhe për t'ju përtërirë lëkurën. Përbërësit: 1 lugë tërësorë (10 g) 3 lugë mjaltë (75 g) Përgatitja: Shtoni tërshërën në një enë dhe e përzieni me mjaltë derisa të fitoni një pastë ngjitëse. Aplikojeni këtë produkt në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 deri 30 minuta. Pas kësaj kohe, përdorni lëvizje qarkore të buta për masazh dhe për të hequr qelizat e vdekura. E shpëlani me shumë ujë të vakët dhe e thani fytyrën me peshqir të butë. Procedurën e përsëritni tre herë në javë. 

(Kosova Sot)