Teknika japoneze për heqje të shpejtë të dhjamit në stomak

  • 22 May 2018 - 10:17
Teknika japoneze për heqje të shpejtë të dhjamit në stomak

Teknika japoneze për heqje të shpejtë të dhjamit në stomak

Aktori japonez, Miki Riosuke, jo shumë moti ka zbuluar një metodë interesante, që i ka ndihmuar të humbasë rreth 13 kilogramë dhe ta zvogëlojë masën e belit për 12 centimetra për disa javë.raporton Gazeta Kosova Sot

E kishte zbuluar krejt rastësisht, kur mjeku i kishte sugjeruar ushtrime kundër dhimbjeve në shpinë, që e kishte bërë vetëm dy minuta në ditë. Riosuke këtë dietë e ka quajtur dieta e frymëmarrjes së thellë. Thelbi është në marrjen e një pozite të caktuar, të merret ajër për tre sekonda, e më pas të lëshohet fryma që zgjat rreth shtat sekonda. Shumica e mjekëve në Evropë përkrah ushtrimet e frymëmarrjes si metodë për humbjen në peshë.

USHTRIMI PËR STOMAK TË RRAFSHËT, QË ZËVENDËSON 1.000 POMPA Ushtrimin nevojitet ta aplikoni për çdo ditë nga 2 deri 10 minuta: - Merrni një pozitë në këmbë, njërën këmbë përpara, tjetrën prapa. - Më pas, nevojitet ta shtrini prapanicën dhe peshën ta hidhni në këmbën prapa. - Filloni ngadalë të thithni ajrin tre sekonda, njëkohësisht duke ngritur duart pas kokës. - Më pas nxirrni frymën jashtë në interval prej 7 sekonda, duke shtrënguar të gjithë muskujt në trup. Ekspertët theksojnë se kjo teknikë mund t'i forcojë muskujt e trupit dhe forcojë metabolizmin. 

(Kosova Sot)