6 këshilla të bukurisë, që vijnë nga frigoriferi juaj

  • 22 May 2018 - 22:01
6 këshilla të bukurisë, që vijnë nga frigoriferi juaj

A dëshironi të keni flokë më të shkëlqyer dhe lëkurë të butë? Atëherë hulumtoni në kuzhinën tuaj për të gjetur këto ushqime të magjishme, të cilat i përdorin edhe ekspertët 

Vaji i kokosit bën gjithçka!

Ai përmban shumë acide ushqyese yndyrore, që janë shërim për shumë gjëra: "Përdorni vajin e kokosit në formë të maskës për flokë tuaj të dëmtuar ose vetëm për të parandaluar dredhjen e flokëve", thotë stilisti nga Nju-Jorku, Nunzio Saviano. Vendosni pak vaj në shuplakat e dorës dhe pastaj përkëdhelni lehtë flokët tuaj. "Vaji e largon ujin, që rrjedhimisht parandalon dredhjen e mëtejme të flokëve" thotë Saviano., transmeton gazeta Kosova Sot.

Zbut lëkurën

"Unë e përdor këtë vaj, kur më shfaqen luspa në këmbë dhe ky vaj i largon ato në kontaktin e parë", thotë dermatologu Ellen Marmur. 

Largon grimin 'kokëfortë'

Përdorimi i këtij vaji ndihmon në largimin e grimit, që është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe pa pasur nevojë që të tërhiqni lëkurën tuaj. 

Përdorimi i qumështit në tri mënyra 

Qumështi ndikon mirë në trupin tuaj në shumë mënyra. "Qumështi është një zbutës natyral i pasur me acid laktit, i cili largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe qetëson pezmatimet", thotë Marmur. Ju mund të: 

Ndriçoni fytyrën tuaj përmes qumështit

Mbushni një enë me qumësht të ftohtë dhe futni një shpuzë në të, pasi që shpuza të ketë thithur qumështin vendoseni në fytyrën tuaj. Përsëritni këtë proces për pesë deri në dhjetë minuta për të larguar skuqjen në fytyrë. 

Mënjanoni lëkurën e thatë

'Vaska me qumësht bën mrekulli', thotë Price, i cili rekomandon, që të mbushni vaskën me ujë të nxehtë dhe më pas të derdhni në vaskë gjysmë litre qumësht. Pasi të jenë përzier, futuni dhe qëndroni për 15 minuta në vaskë. 

Trajtoni lëkurën e djegur nga dielli 

Nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në diell dhe tashmë iu është skuqur lëkura, atëherë vendosni qumësht të ftohtë në atë pjesë, derisa temperatura e asaj pjese të jetë e njëjtë me pjesën tjetër të lëkurës. Qumështi zbut dhimbjen dhe skuqjen e lëkurës. 

Bëni një tretman për pastrim të lëkurës

Përcillni këshillat e Donna Steinmann, e cila është pronare e produkteve të bukurisë "Medicine Mama's Apothecary". Në një enë përzieni: 1 avokado të pjekur

Nga një lugë kripë deti, vaj ulliri dhe mjaltë

Pastaj vendosni atë në lëkurën tuaj. "Avokado, vaji i ullirit dhe mjalti ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dehidrimi, kurse kripa e detit e ruan atë nga sëmundjet kronike". thotë Seitnmann. 

Zbutni flokët tuaj me pak shpenzime 

Lisa Price shet preparate për zbutjen e flokëve në dyqanet e saj "Carol's Daughter", mirëpo ajo ka treguar për mënyrën se si mund të krijoni një zbutës, që vepron në të gjitha llojet e flokëve. Futni të gjitha këto në një makinë grirëse: ½ avokado të pjekur 2 lugë çaji vaj ulliri ½ gotë me kube të mangos ½ banane Shtrydhni ato derisa të zbuten "dhe pastaj vendosni në flokët tuaj të thatë, që nga rrënjët deri në majë, mirëpo nëse keni flokë të shëndetshëm aplikoni atë nga gjysma e flokëve deri në majë të tyre", thotë Price. Pastaj vendosni një peshqir në kokë për 15 minuta, para se t'i pastroni ato, vaji që përmbajnë këto fruta u jep shumë shkëlqim dhe i zbut flokët tuaj. 

Trajtoni qimet e brendshme me rrënjë të xhenxhefilit 

Nëse e ndjeni se diçka nuk është mirë me fytyrën tuaj, sepse kanë filluar të shfaqen akne, atëherë provoni këtë këshillë të dermatologes Ellen Marmur, e cila thotë: "Preni tërthorazi një rrënjë të xhenxhefilit, pastaj trajtoni pjesën e lëkurës, ku kanë filluar të shfaqen aknet. Kjo do t'u ndihmojë, që aknet të largohen pa e tharë lëkurën tuaj, gjë kjo që ndodh shumë shpesh me preparatet e fabrikuara. Rrënja e xhenxhefilit ndihmon edhe në trajtimin e qimeve, që kanë filluar të rriten nga brenda. 

Trajtoni me jogurt lëkurën e skuqur

Mirëpo, duhet të jetë jogurt me sasi të madhe të yndyrës, pasi të tjerët nuk do t'ju ndihmojnë. Shpërndani jogurtin në pjesën e skuqur të lëkurës, duke krijuar një shtresë të trashë pritni 15 minuta, pastaj largoni jogurtin nga lëkura juaj dhe vendosni zbutësin tuaj të zakonshëm.

(Kosova Sot)