Ky stil është më i preferuari për këtë vit

  • 24 May 2018 - 09:01
Ky stil është më i preferuari për këtë vit

Stilistja Nicci Welsh prezanton stilin e flokëve "it" për verën e vitit 2018. Emërtimi i tij është "Pipe Braids" dhe tashmë po dominon nëpër rrjetet shoqërore, e me fjalën më të shkurtë do ta përshkruani si "gërshetat moderne". Me kalimin e kohës, shumë vajza nëpër botë janë dashuruar në gërshetat e vajzave që ushtronin boks, që me shpejtësi u adhuruan nga të gjitha vajzat dhe janë aplikuar edhe nëpër klubet e fitnesit, por edhe për daljet gjatë natës. Tashmë gjërat për një nuancë janë më ndryshe. Këtë stil e ka promovuar stilistja daneze e flokëve që stilet e veta i prezanton nëpër revy të modës dhe nëpër rrjetet shoqërore, e bashkëpunon edhe me Gigi e Bella Hadid, Karlie Kloss, Taylor Hillei Joan Small. Në këto gërsheta shpejt edhe ju do të dashuroheni! Si t'i rregulloni: Në shikim të parë, një gërshetë si kjo kërkon punë. Nuk do t'ju bindim se menjëherë do të keni gërshetën më të mirë, por ia vlen të provoni. Flokët t'i ndani në dy pjesë, e më pas flokët lidhen me principin e njëjtë si byzylykët e shoqes. Merrni një fillesë flokësh, nga i dyti formoni gërshetë, e më pas lidhja nyje.  

(Kosova Sot)