Ja se si ti zgjidhni problemet me thonjtë me ndihmën e natyrës!

  • 24 May 2018 - 13:42
Ja se si ti zgjidhni problemet me thonjtë me ndihmën e natyrës!

Keni problem me thonjtë? Me ndihmën e disa metodave natyrale këto problem mund t’I takojnë së shkuarës.

Ndonjëherë sëmundjet e thonjve janë serioze dhe nevojitet ndihmë mjekësore (bie fjala kur flitet për ndonjë infeksion të madh), por problemet ethjeshta mund të zgjidhen me preparate natyrale.

Megjithatë ndonjëherë është I nevojshëm edhe trajtimi nga Brenda. Prandaj, krahas këshillave për trajtimin e thonjve, do t’ju këshillojmë edhe lidhur me ushqimin, dietat për thonj të shëndetshëm dhe pastrimin e mëlcisë, gjë që është shumë me rëndësi.

 Vaji

Mos jepni para për krem të fuqishëm, për duart tuaja më së miri është të blini vaj bajamesh. Masazhojini duart me këtë lloj vaji dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. (Përpiquni të gjeni vaj të pastër, organik).

Trajtim me vaj ulliri

Vaji I ullirit është shumë I rëndësishëm për trajtimin e thonjve. Mbani thonjtë 15-20 minuta në vaj të ngrohtë ulliri që t’I hidratizoni. Kjo do t’ua kthejë thonjve elasticitetin dhe shkëlqimin e humbur nga kemikalet e llakut të thonjve. Mbani duart edhe në përzierjen vaj ulliri dhe limun (3:1) rreth 10 minuta , e pas kësaj vishni doreza pambuku dhe lini ashtu gjatë tërë natës.

Truke

Personat që kanë problem me thonjtë dhe infeksionet duhet detyrimisht të mbajnë doreza sa herë që bien në kontakt me detergjente apo me mjete të tjera pastrami. Nuk është mirë edh t’I mbajë gjatë duart në ujë, sidomos në kombinim me detergjentët.

Përzierja me aloe vera është shumë e mirë për problemet me infeksionin e thonjve. Do të ishte mirë t’I lyenit përditë, të paktën derisa infeksioni të kalojë.

 Kutikulat

Për ta zgjidhur problemin me kutikulat përgatisni një përbërje me 1 lugë argjilë natyrale, një lugë vaj ulliri dhe 3 pika vaj eterik prej lavande. Përzijini këta përbërës dhe lyejini me to kutikulat.

Mëlçia

Mëlçia është organ shumë I rëndësishëm për pastrimin e organizmit, prandaj kur flitet për thonjtë është me rëndësi që problemit t’I qasemi nga brenda. Detoksifikimi I organizmit dhe pastrami I mëlcisë mund t’ju ndihmojë t’I hidhni toksinet e dëmshme, të cilat janë mbledhur në organizëm dhe mund të shkaktojnë sëmundje bakteriale të thonjve.

 Ushqimi

Për të pasur thonj të shëndetshëm dhe për t’I parandaluar sëmundjet është shumë me rëndësi edhe si ushqeheni. Në secilin vakt duhet të hani ushqime të pasura me zing (spinaq, fruta të arrës, levrek…)

Me ushqim të drejtë do të siguroni vitamine të rëndësishme dhe minerale të nevojshme për rritjen dhe forcimin e thonjve.

Përvec të tjerash, ushqimin duhet ta pasuroni me: të gjitha llojet e drithërave, ushqime të pasura me hekur dhe proteina… Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë duhet të pini nga një gotë lëng karrotash që përmbajnë acid L-cistein, e cila është e rëndësishme për rritjen e thonjve.

(Kosova Sot)