Largojeni celulitin me anë të pilingut me rërë

  • 12 June 2018 - 11:56
Largojeni celulitin me anë të pilingut me rërë

Njëri ndër pilingët më të mirë për lëkurë mund ta gjeni në plazh këtë verë dhe ai është tërësisht falas.
Kokrrat e imëta të rërës janë të përkryera për heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura, e ato po ashtu e përmirësojnë pamjen e lëkurës. Në mënyrë që lëkura të mbetet e shëndetshme dhe e mbrojtur nga plakja e parakohshme, duhet që ta bëni pilingun të paktën një herë në javë, e pilingu nga rëra duket si zgjidhje ideale. Plazhi është si një banjë e vërtetë në ambient të hapur - uji i detit është burim i mrekullueshëm i mineraleve dhe përbërësit që janë idealë për rigjenerimin e lëkurës dhe mund të jenë të dobishëm kundër akneve. Në anën tjetër, rëra e plazhit është një pluhur tepër i imtë, i cili është i përkryer për pastrimin dhe përtëritjen e lëkurës, meqë është ideal për heqjen e papastërtive dhe papërsosmërive të lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot.

KOVA ME RËRË