Fshehtësi për arritjen e vetullave më të trasha

  • 14 June 2018 - 10:45
Fshehtësi për arritjen e vetullave më të trasha

Asgjë në fytyrë nuk mund ta ndryshojë dukjen ashtu siç bëjnë vetullat. Mirëpo, shumica e femrave hasin në vështirësi për t'i theksuar bukur vetullat. Kjo sidomos te femrat me vetulla të holla, të dobëta. Nëse edhe ju i takoni kësaj kategorie, e nuk parapëlqeni tatuazhet, ja disa këshilla. Së pari harroi pincetën. Kjo shumë shpejtë ndikon që vetullat tuaja të jenë të holla dhe se kanë nevojë për vizatim të domosdoshëm. Prandaj, shmangeni atë, së paku për një kohë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Në mënyrë që vetullat të formohen më shpejt dhe të rriten në mënyrë më të dendur, lëkura në atë pjesë duhet të jetë e pastër dhe e hidratuar. Ju propozojmë që në ato pjesë të përdorni kremra ushqyese dhe hidratuese. Po ashtu, sugjerohet të përdorni dhe vazelinë. Kur t'i keni pastruar mirë dhe t'i keni tharë, hidhni vazelinë 2-3 herë javë. Rritjen e tyre e përmirësojnë dhe e nxitin edhe vaji i kokosit dhe i ullirit. Pos se ushqejnë lëkurën dhe e hidratojnë, edhe rrënja e tyre bëhet më e fortë. Aleati i tretë në këtë luftë është konsumim i më shumë vitaminave E, lirish konsumoni badem, lajthi dhe pini shumë ujë. 


(Kosova Sot)