Fshehtësitë e modeleve miliona dollarësh

  • 16 June 2018 - 20:21
Fshehtësitë e modeleve miliona dollarësh

Femrat më të bukura të botës dinë fshehtësi të vogla, në mënyrë që lëkura e tyre të duket bukur dhe shëndetshëm, e ne sot jua zbulojmë këto fshehtësi,transmeton gazeta Kosova Sot.

Pas aplikimit të grimit të rëndë, edhe ju e dini se si poret mund të mbyllen, e atëherë vjen deri te shfaqja e puçrrave. Në një enë të zakonshme hidhni ujë të ngrohtë dhe çaj mente, peshqirin e vendosni sipër kokës, e fytyrën sipër enës. Do ta ndieni se si fytyra ju pastrohet.

Image

PASTA PËR DHËMBË I THAN NJOLLAT

Kur në pyetje janë njollat apo puçrrat e befasishme, kjo është fshehtësi e shpejtë, të cilën e dinë të gjitha modelet e bukura të botës: në njollat apo puçrrat hidhni pak pastë të dhëmbëve dhe e lini për disa minuta për të ndikuar, më pas e shpëlani. 

Image

RUTINA KA RËNDËSI 

Pas aplikimit të përditshëm të grimit, shumica e modeleve kanë regjim të natës, në mënyrë që lëkura e tyre të qetësohet dhe të përmirësohet. Pos pastrimit standard të fytyrës, këtu është dhe pilingu dhe maskat, që ndihmojnë në përmirësimin sa më të shpejt.

Image

RËNDËSI KA AJO QË SILLNI NË TRUP

Modelet sidomos kanë kujdes rreth asaj se çfarë aplikojnë në lëkurë, por shumë vëmendje i kushtojnë asaj që e aplikojnë, përkatësisht përmes ushqimit. Kështu ato përcaktohen për ushqime të shëndetshme dhe nuk e harrojnë ujin, që shpeshherë e quajnë kyçe.

Image

PRODHIMET "BËJE VETË", JANË TË SHKËLQYESHME PËR LËKURË

Pasi që të vini në shtëpi, zgjidhni ndonjë nga prodhimet e maskave për lëkurë "bëje vetë". Te modelet sidomos janë popullore maskat me avokado dhe mjaltë, pas të cilave lëkura është më me shkëlqim dhe më e freskët. Lejoni vetes tretman të tillë së paku 1-2 herë në javë.

Image

AKULLI NDIHMON NË SHTRËNGIMIN E FYTYRËS 

Duket e dhimbshme, por engjëllushet e "Victoria Seret" betohen në fuqinë e akullit, nëse keni nevojë për shtrëngim të shpejtë të akullit, nëse keni nevojë të keni shtrëngim të fytyrës dhe qarkullim të shpejtë të gjakut. Hidhni pak akull në një enë dhe hidhni ujin, më pas pastrojeni fytyrën me ujin e akullt. 

Image

 

(Kosova Sot) 

Femrat më të bukura të botës dinë fshehtësi të vogla, në mënyrë që lëkura e tyre të duket bukur dhe shëndetshëm, e ne sot jua zbulojmë këto fshehtësi,transmeton gazeta Kosova Sot.