5 maska të përsosura për fytyrë nga ushqimet që i përdorim përditë

  • 16 June 2018 - 20:23
5 maska të përsosura për fytyrë nga ushqimet që i përdorim përditë

Më nuk jeni të sigurt se çfarë është më e mira për lëkurën tuaj? Vështirë të vendosni cili krem ju përgjigjet më së shumti, derisa ekzistojnë maska natyrale me kombinimin e pemëve dhe perimeve,raporton Gazeta Kosova Sot

MASKË NGA AVOKADO PËR LËKURË TË THATË Përbërësit: - 1 avokado - 2 lugë jogurt - 1 lugë vaj ulliri - 1 lugë mjaltë Aminoacidet që gjenden në avokado dhe vaji i ullirit ndihmon lëkurën e pëlcitur, e mjalti dhe jogurti përmbajnë efekte qetësuese. Nëse e aplikoni, do të ndieni se lëkura është ngjitëse dhe nevojitet ta pastroni mirë më pas lëkurën. 

Image

 

MASKË ME BANANE PËR LËKURËN E RREZIKUAR NGA AKNET PËRBËRËSIT: - Banane e shtypur - 1/2 e lugës sodë të bukës - 1/2 e lugës kurkumë në pluhur - Bananet janë përplot me vitamina A, që bën poret të jenë të pastra, thonë dermatologët. Soda e bukës absorbon më shumë vaj në lëkurë, derisa kurkuma ndikon në bakteret që sakatojnë aknet.

Image

 

MASKË NGA TRANGUJT PËR LËKURË TË VRAZHDË PËRBËRËSIT: - 1/2 e trangujve - 1/4 e gotës qumësht - 1 lugë mjaltë - 1 lugë sheqer të vrugtë Kjo maskë është e shkëlqyeshme, sepse bën që lëkura t'ju "ftohet", të pakësohen të skuqurat, e pos kësaj edhe ka aromë më të mirë.

Image

 

MASKË NGA JOGURTI PËR LËKURË TË NDJESHME PËRBËRËSIT: - Një lugë jogurt - Një lugë mjaltë - Një lugë kakao pluhur Për lëkurën që është e ndjeshme dhe e skuqur, jogurti është ushqim optimal për këtë maskë - i pasur me probiotik dhe proteina qetësuese

Image

 

MASKË NGA LIMONI PËR LËKURË TË LODHUR PËRBËRËSIT: - Lëngun e një limoni - 2 lugë sheqer - 1 lugë vaj ulliri Sheqeri dhe limoni në kombinim janë piling i përsosur që heqin qelizat e vdekura të lëkurës, e vaji i ullirit e hidraton dhe ripërtërin lëkurën. 

Image

 

(Kosova Sot)