Ku të konturoni dhe ku të theksoni bazuar në formën e fytyrës tuaj?

  • 17 June 2018 - 09:52
Ku të konturoni dhe ku të theksoni bazuar në formën e fytyrës tuaj?

Konturimi dhe theksimi shkojnë bashkë si akullorja me çokollatë dhe vanilje. Por, kjo nuk është aspak e lehtë. Konturimi është kur përdorni pluhur pa shkëlqim, lëng, krem apo laps pa shkëlqim, që janë disa nuanca më të errëta se lëkura juaj, i përdorni në hundë, ballë, mjekër dhe faqe. Theksimi shmang konturimin duke theksuar fushat e fytyrës suaj që natyrisht kapin dritën, theksuesin

MST/ PËR FYTYRË ME FORMË TË ZEMRËS

Ku të konturoni: Rreth anëve të ballit dhe për të krijuar ekuilibrin midis pjesës së sipërme dhe gjysmës së poshtme të fytyrës tuaj. Hapësirën drejtpërdrejtë nën faqe, duke filluar nga veshtë e deri te mesi i faqeve tuaja. Ku të theksoni: Nën sytë tuaj, në formën e trekëndëshit për t'i ndriçuar ata. Në mes të ballit tuaj dhe në qendër të mjekrës tuaj. 

PËR FYTYRË NË FORMË TË RRUMBULLAKËT

Ku të konturoni: Nga anash ballit dhe përkrah linjës. Hapësirën nën faqe, duke filluar që nga veshtë e deri në mes të faqeve dhe më pas krijoni formë në linjën e nofullës. Ku ta theksoni: Në mes të ballit dhe në qendër të mjekrës tuaj. Nën sy dhe në trekëndëshin mbrapsht për t'i ndriçuar ata

PËR FYTYRËN NË FORMË KATRORI

Ku të konturoni: Nga anash në ballin tuaj. Në hapësirën drejtpërdrejt në faqet tuaja, duke filluar nga veshët e deri në mes të faqeve. Nën ashtin e nofullës. Ku të theksoni: Në mes të ballit dhe në qendër të mjekrës tuaj. Nën sy dhe përreth ashtit të vetullës për ta ndriçuar hapësirën e syve

PËR FYTYRËN NË FORMË DREJTKËNDËSHI

Ku të konturoni: Filloni nga linja e flokut dhe nga anash ballit tuaj. Në hapësirën drejtpërdrejtë në faqe, duke filluar nga veshtë e deri në mes të faqes. Nën ashtin e nofullës. Ku të theksoni: Në mes të mjekrës tuaj. Nën sytë tuaj dhe drejt ashtit të vetullës për të ndriçuar hapësirën.

PËR FYTYRË ME FORMË OVALE

Ku të konturoni: Nga anash ballit tuaj. Në hapësirën drejtpërdrejtë në faqet tuaja, duke filluar nga veshtë e deri në mes të faqeve. Ku të theksoni: Në mes të ballit dhe në qendër të mjekrës. Nën sytë tuaj dhe në ashtin e vetullës për ta ndriçuar hapësirën.

PËR FYTYRË NË FORMË DIAMANTI

Ku të konturoni: Në hapësirën drejtpërdrejtë në faqet tuaja, duke filluar nga veshtë e deri te mesi i faqeve tuaja. Ku të theksoni: Nën sytë dhe në trekëndëshin mbrapshtë dhe në linjën e ashtit të vetullave për t'i ndriçua ata. Në mes të ballit tuaj dhe në qendër të mjekrës. 

(Kosova Sot)