FSHEHTËSIA E MENÇUR, QË MASKARËS SUAJ T'I ZGJATET AFATI I PËRDORIMIT

  • 18 June 2018 - 08:55
FSHEHTËSIA E MENÇUR, QË MASKARËS SUAJ T'I ZGJATET AFATI I PËRDORIMIT

Maskara mund të jetë e shtrenjtë, dhe duket se produktet e grimit janë ato që na shpenzohen më së shpeshti. Por një eksperte bukurie ka zbuluar një fshehtësi të mençur që ajo e përdor që të marrë vlerën e plotë të tubit nga kjo pajisje. Duke shkruar për "Popsugar", Sarah Siegel ka thënë se ka zbuluar se kinse kyçe që maskara të zgjatë më shumë është lëngu dhe nxehtësia. Sa herë që tubi i saj thahet dhe bëhet me 'gunga', Siegel e mbush një gotë me ujë dhe e fut në mikrovalë për rreth 60 sekonda. E zhyt shishen e maskarën, të mbyllur, në ujë, ajo bën punët e veta dhe lejon që brendësia e shishesh të zbutet.

Është me siguri që të përkujdeseni se maskara është fort e mbyllur në mënyrë që uji mos të depërtojë për ta kontaminuar produktin. Pas rreth një minute, maskara do të jetë shkrirë dhe bëhet e freskët duke iu ofruar bukurinë e rutinës ditore. Po ashtu, ekspertja Siegel rekomandon të përdorni një tretje me kripë sa një pikë që e aplikoni në sy për ta zbutur brendësinë e shishes. Ekspertët e tjerë rekomandojnë që maskarën ta zëvendësoni çdo 3-6 muaj. Georgi Sandev, artisti i grimit për yjet që ka punuar me modelet dhe brendin "Victoria Secret Fashion Show" si dhe për pistat për "Givenchy", "Chanel' dhe "Dior", thotë se mënyra më e lehtë për ta dalluar kur është koha ta ndryshoni maskarën tuaj është kur të fillojë të ndihet e trashë dhe me 'gunga', dhe kur të thahet dhe produkti ta ndryshojë aromën.

(Kosova Sot)