Nëse keni provuar pastën e dhëmbëve për të qetësuar aknet duhet të ndaloni menjëherë

  • 18 June 2018 - 10:35
Nëse keni provuar pastën e dhëmbëve për të qetësuar aknet duhet të ndaloni menjëherë

Aknet janë problemi me të cilin përballet çdo njeri, sidomos femrat. Disa e kanë problem më të theksuar, të tjerë jo, por gjithsesi mbetet një shqetësim estetik për shumë njerëz. Me siguri diku keni dëgjuar që nëse ke problem me një puçërr që mbin nga hiçi në fytyrë, duhet të vësh pak pastë dhëmbësh për ta qetësuar.

Image

 

Studimi i fundit i një grupi dermatologësh ka dalë në përfundimin se ky veprim e dëmton tmerrësisht shumë fytyrën. Në të vërtetë reagimi i fytyrës është krejt i kundërt nga ai që ju mendoni. Fytyra thahet, irritohet dhe mund të përfundosh me shtim të akneve që në ditën e parë të përdorimit. Prandaj duhet bërë kujdes, pasi fytyra është shumë delikate.


(Kosova Sot)