Bashkojini shuplakën tuaj dhe të saj dhe kuptojeni të vërtetën: Linjat tuaja të zemrës zbulojnë të ardhmen e lidhjes suaj

  • 18 June 2018 - 11:12
Bashkojini shuplakën tuaj dhe të saj dhe kuptojeni të vërtetën: Linjat tuaja të zemrës zbulojnë të ardhmen e lidhjes suaj

Linja e zemrës, sipas hiromantisë, është tregues i rëndësishëm i ndjenjave dhe gjithçka që lidhet me dashurinë. Mënyra se si këto dy linja bashkohen zbulojnë cilat janë qëllimet tuaja dhe të partnerit. Bashkoni shuplakat e hapura të dorës dhe shikoni se ku ju bashkojnë linjat e zemrës. 

Image

NËSE LINJAT JANË NË TË NJËJTIN NIVEL

 

Këta njerëz kanë karakter të butë dhe për ta ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Kërkojnë lidhje serioze dhe nuk janë të prirë ndaj ndryshimeve të shpeshta në jetë. Nëse linjat e partnerit janë të bashkuara në të njëjtin nivel, jeni fatlum. Me juve dëshiron të kalojë kohë të gjatë dhe askush nuk mundet ta largojë nga ju, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

NËSE LINJA NË DORËN E MAJTË ËSHTË MË E ULËT

Këta njerëz pëlqejnë partner më të vjetër dhe janë shumë të shkathtë. Janë shumë romantikë, nuk çajnë kokën për rregullat në shoqëri dhe kërkojnë dashuri. Shpesh mbështeten në shqisën e gjashtë të tyre, rrallëherë i mashtron. 

Image

NËSE LINJA NË DORËN E MAJTË ËSHTË MË E LARTË

Dashurinë nuk e shohin si arsyen kryesore për të qenë të lumtur. Nuk nguten për lidhje serioze. Kur njëherë zgjedhin dikë për vete, zakonisht është dikush më i ri se ata. Kanë shumë vetëbesim, të pavarur dhe kanë qëllime të qarta në jetë. Pengesat dhe problemet i kalojnë pa probleme.

(Kosova Sot)