Spreji për kaçurrele si nga plazhi

  • 18 June 2018 - 11:15
Spreji për kaçurrele si nga plazhi

Nëse dëshironi të arrini dukjen thuajse në të njëjtin moment keni dalë nga plazhi, të ashtuquajturat "beach waves look", jua sjellim me fshehtësinë në bazë kripën e detit. Këtë sprej mund ta përgatisni vetë Përbërësit: 1 gotë ujë të ngrohtë 1 lugë kripë deti 2 lugë balsam 1 lugë vaj kokosi Përgatitja: Në një gotë plastike hidhni ujin e vakët dhe shtoni përbërësit, pos balsamit (xhelin për flokë). E mbyllni shishen dhe e përzieni mirë në mënyrë që përbërësit të bashkohen. Më pas shtoni balsamin ose xhelin për flokë e edhe njëherë e përzieni. Para se ta përdorni, masën e lini të ftohet. Këshillë: Kripa e detit e than flokun, prandaj mos e përdorni shpesh. Për ta parandaluar këtë, në masë shtoni pak vaj argani.

(Kosova Sot)