Nuancat e llakut që do të mbretërojnë këtë verë

  • 19 June 2018 - 08:43
Nuancat e llakut që do të mbretërojnë këtë verë

Thonjtë e bukur dhe të mirëmbajtur janë një domosdoshmëri për çdo femër, e sidomos gjatë verës, kur jemi më shumë të ekspozuar Ditët verore janë të mbushura me ngjarje të ndryshme, duke na dhënë mundësi që në thonjtë tanë të ekspozojmë ngjyra të forta dhe të theksuara, të cilat përndryshe, i evitojmë gjatë dimrit. Gjatë verës preferojmë ca nuanca optimiste, sikur që është e kuqërremta, të gjitha nuancat e së kuqes, portokalltës, apo edhe ngjyrën e fuksisë.

Nuk do të gaboni as me nuancat e kaltra, të çelëta, të cilat na e rikujtojnë detin, e as me të verdhën, e cila duket shumë mirë në thonjtë paksa më të gjatë. Krijueset e trendëve adhurojnë nuancat pastele, si dhe të bardhën 'e pistë', e cila më së miri përshtatet me një ten të nxirë në diell. Çdo sezon sjell disa favoritë të rinj, e këtë verë në modë janë të gjitha nuancat e ngjyrës së kuqërremtë, si dhe ngjyra e salmonit, e cila përshtatet mirë me këdo. Para se ta zgjidhni ngjyrën tuaj ideale verore për thonj, kijeni parasysh se shumë rëndësi ka që të keni thonj të rregullt, të mirëmbajtur dhe të ngjyer mirë me llak. 

(Kosova Sot)