Pastrimi i thellë i fytyrës mund të bëhet edhe përpara se të shkoni në plazh? Zbuloni të vërtetën

  • 19 June 2018 - 09:02
Pastrimi i thellë i fytyrës mund të bëhet edhe përpara se të shkoni në plazh? Zbuloni të vërtetën

Shumë prej nesh përpara se të nisemi me pushime duan ti bëjnë një pastrim të thellë lëkurës së fytyrës. Por në shumë raste nuk jemi të bindura në qoftë se ky pastrim është i rekomandueshëm ose jo në këtë periudhë, kur dielli është i fortë dhe ekspozimi i pashmangshëm.

Sipas specialistëve pastrimi i fytyrës, përfshi heqjen e pikave të zeza apo lëkurës së vdekur, mund të kryhet në këto muaj dhe nuk është i dëmshëm, mjafton që të përdorni gjatë gjithë kohës kremin mbrojtës.

Mos harroni, pas pushimeve fytyra juaj ka nevojë patjetër për trajtim për shkak të ekspozimit të gjatë në diell dhe për t’u rigjeneruar.

(Kosova Sot)