Hapa të obligueshëm për mbrojtjen e lëkurës nga dielli

  • 20 June 2018 - 08:32
Hapa të obligueshëm për mbrojtjen e lëkurës nga dielli

Qoftë nëse rreziteni në det apo në plazh apo thjeshtë i jeni ekspozuar diellit, kremi për diell duhet të jetë imperativ absolut. Lloje të ndryshme të lëkurës gjatë muajve veror kërkojnë kujdes që plotësojnë mbrojtje të veçantë nga dielli.

PËRZGJIDHNI MBROJTJEN QË I PËRGJIGJET LLOJIT TË LËKURËS SUAJ

Pos faktorit të duhur, gjatë zgjedhjes së kremit për diell, kini kujdes edhe për llojin e lëkurës. Tash ekzistojnë lloje të kremrave dedikuar personave me alergji dhe lëkurë të ndjeshme në diell. Nëse keni problem me hiperpigmentim, zgjidhni prodhime që ju përshtaten nevojave të veçanta të lëkurës. Zgjidhni faktorin mbrojtës që i përgjigjet llojit të lëkurës tuaj dhe jini të gatshëm të rreziteni dhe të keni ten të nxirë.

RREGULLISHT APLIKONI KREM PËR RREZITJE

Shumica prej njerëzve nuk u përmbahen rregullave bazë kur mbrojtja e lëkurës nga dielli është në pyetje. Një studim ka treguar se rreth 60 për qind e njerëzve nuk përdorin mjaftueshëm krem për rrezitje, apo nuk e përdorin aspak. Duhet të keni kujdes për lëkurën tuaj dhe kremin për rrezitje ta aplikoni rregullisht, për çdo ditë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, lëkurën ta lyeni sa here që të dilni nga shtëpia. Kështu do të keni ten të nxirë dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, lëkurë të shëndoshë.

(Kosova Sot)