Sekreti i grimit të përkryer

  • 20 June 2018 - 11:50
Sekreti i grimit të përkryer

Ua zbulojmë të gjitha sekretet e femrave me grim të përkryer. Përmbajuni këtyre rregullave dhe do të dukeni gjithmonë 'në vijë'

PËRGATITJET KUALITATIVE
 

Sa më e hidratuar që të jetë lëkura juaj, aq më mirë do të rrijë pudra në të, por edhe do të qëndrojë më gjatë. Mënyra më e mirë që ta arrini këtë, është me anë të përdorimit të një kremi hidratues, me anë të lëvizjeve të vogla, rrethore. Pasi që kremi të thithet në tërësi, filloni me vënien e grimit, transmeton gazeta Kosova Sot.

BAZËN KOZMETIKE VENDOSENI NË SHTRESA

Së pari vëni korrektorin, e më pas pudrën, në mënyrë që të përzihen mirë. Mos e teproni me sasinë e pudrës. Me rëndësi është që ta arrini një pamje të natyrshme.

DY BOJËKUQ TË NDRYSHËM

Cili është çelësi për arritjen e shkëlqimit të përkryer për fytyrë? Dy bojëkuq të ndryshëm. Njëri le të jetë kremoz, e më pas në faqe vendoseni edhe pudrën pluhur. Edhe më mirë, përdorni dy nuanca të ndryshme, p.sh. një më të ftohtë dhe një më të nxehtë, për ta arritur një pamje sa më të natyrshme.

MOS KENI FRIKË NGA PLUHURI I TEJDUKSHËM

Pudrën e bardhë, pluhur, vendoseni me anë të jastëkut, e jo brushës, në ballë, hundë dhe mjekër, duke lënë anash faqet. Kjo pudër do ta parandalojë njollosjen e grimit.

BUZËKUQI GJITHMONË NË DORË

Sidomos pas pirjes së kafes, apo pas marrjes së ushqimit, buzëkuqi ka nevojë që të korrigjohet. Kush ua thotë të kundërtën, ju rren. 

(Kosova Sot)