Maskë kundër rrudhave në kushte shtëpie

  • 21 June 2018 - 11:24
Maskë kundër rrudhave në kushte shtëpie

Përbërësit e kësaj maske:

– ½ banane e pjekur
– 1 lugë kos
– 1 lugë mjaltë
– ½ lugë kafeje me vaj argani
Përgatitja:
Merrni bananen dhe vendoseni në mikser. Më pas shtoni kosin, mjaltin dhe vajin e arganit. Miksojini derisa të krijohet një masë kompakte.
Përbërjen e përgatitur aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta.

(Kosova Sot)