Gjashtë ushtrime që ju ndihmojnë ta pakësoni celulitin për vetëm dy javë

  • 21 June 2018 - 16:50
Gjashtë ushtrime që ju ndihmojnë ta pakësoni celulitin për vetëm dy javë

Celuliti shfaqet te ata persona që kanë shumë ind dhjamore, e pak muskuj. Ky nuk është problem kozmetik, por s'mund ta përmirësoni gjendjen me ushqim të shëndetshëm, masazh dhe program të veçantë të ushtrimeve. Programi përbëhet nga gjashtë ushtrime, që ju ndihmon t'i shtrëngoni muskujt dhe ta zvogëloni madhësinë e kofshëve dhe të pasmeve.

Image

USHTRIMI I PARË

Si bëhet: Shtrihuni në krahun e djathtë dhe mbështetuni në bërryl. Ngrini këmbën e majtë 30-50 cm nga dyshemeja dhe e mbani në atë pozitë për 5 sekonda, e më pas e lëshoni ngadalë. Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën e djathtë. Sa herë: dy seri nga 12 herë me secilën këmbë. 

Image

USHTRIMI I DYTË

Si bëhet: Mbështetuni me duar në dysheme dhe merrni pozitën si për të bërë pompa. Më pas mblidhni këmbën deri në gju dhe më pas e shtirni në mënyrë që shputa të jetë sipër dyshemesë për 30-50 cm. Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën e majtë. Sa herë: tri seri me nga 8 herë.

Image

USHTRIMI I TRETË

Si bëhet: Merrni në dorë një shtangë, qëndroni drejtë, me këmbët në gjerësinë e krahëve. Derisa merrni frymë, ngadalë lëshohuni duke lakuar gjunjët. Lëshohuni derisa gjunjët nuk janë paralel me dysheme. Më pas, duke marrë frymë thellë drejtohuni. Sa herë: tri seri me nga 20 herë.

Image

USHTRIMI I KATËRT

Si bëhet: Qëndroni drejtë me dy shtanga në duar, në qëndrimin drejtë nga anash. Ngadalë lakohuni përpara, me shpinën drejtë derisa duart lirisht qëndrojnë të lira më poshtë. Lëshohuni aq sa mundeni. Më pas kthehuni në pozitën fillestare. Sa herë: pesë seri me nga 12 lakime, transmeton "Kosova Sot Online".

Image

USHTRIMI I PESTË

Si bëhet: Lakohuni dhe mbështetuni në duar, që shpina t'ju qëndrojë drejtë. Ngadalë ngrini njërën këmbë. Ngijeni aq sa mundeni dhe qëndroni në atë pozitë për disa sekonda, e më pas kthehuni në pozitën fillestare. Ushtrimin e bëni edhe me këmbën e majtë dhe të djathtë. Sa herë: dy seri me nga 15 herë me secilën këmbë.

Image

USHTRIMI I GJASHTË

Si bëhet: Merrni qëndrimin drejtë, këmbët bëni gjunjë e duart në qafë. Më pas kërceni fort, duke ngritur duart lart dhe këmbët në formë ylli. Pas kërcimit kthehuni në pozitën fillestare. Sa herë: dy seri me nga 20 kërcime.

 

(Kosova Sot)