Si t'i vishni me stil kostumet e larjes

  • 22 June 2018 - 08:29
Si t'i vishni me stil kostumet e larjes

Kur muajt e verës janë në pyetje, në rend të parë na bie në mend për kostumet e larjes, plazhi dhe deti. Në vijim ju sjellim krejt çfarë shkon bashkë me kostumet e larjes që ju bën më të veçanta dhe më atraktive. Jo rastësisht në rend të parë i kemi vendosur këto motive me lara - sepse vera gjithmonë është koha për stilin e modës boho! E kur nuk dini se si kostumin e larjes ta bëni edhe më elegant, sidomos njëngjyrësh, atëherë ta keni afër një fustan transparent ose një mantel në kombinim me një kapelë prej kashte. Pse këmishë-tunikë, që mundet t'ju shërbejë në vend të mantelit dhe të kombinohet me kostumet e larjes. Nëse kostumi është në variantin bardhezi, atëherë edhe veshjen sipër ta zgjidhni me atë ngjyrë. E nëse në pyetje është ndonjë ngjyrë që thekson tenin e nxirë, atëherë vishni një këmishë të bardhë të tejdukshme. Mos e harroni kapelën. Një palë pantallona të lehtë dhe pjesa e lartë e kostumeve - ngjyra e bardhë sidomos e thekson tenin e nxirë, ose një kombinezon të shkurtë, që gjithmonë është opsion praktik. Natyrisht se nuk lihen anash as shalli e shamitë, sepse shkuarja në plazh pa to nuk imagjinohet. Plus - ka aq shumë mënyra për t'i kombinuar. 

 

 

(Kosova Sot)