Ja si t'i vishni kostumet e larjes, si pjesë të kombinimit me veshjet e tjera

  • 22 June 2018 - 17:43
Ja si t'i vishni kostumet e larjes, si pjesë të kombinimit me veshjet e tjera

Derisa sezoni i verës dhe larjes po përfundon, për fat të keq tonin, vjen koha edhe për riorganizimin e dollapit, sepse trendët vjeshtorë po dalin në skenë. Natyrisht, ajo që së pari bëjmë është të heqim kostumet e larjes, t'i futim në një dollap ku jo shpejtë do t'i hapim. Mirëpo, ekzistojnë edhe shembuj të tjerë që me siguri mund të jenë frymëzues. Sikur më shpesh ndodh në botën e modës, risitë e ndryshme dhe trendët rrjedhin nga bota e personaliteteve të njohura. Kështu edhe kësaj radhe yjet tona të preferuara do të na tregojnë se si mund të vishen kostumet e larjes dhe të krijoni një kombinim interesant të modës. Kim Kardashian vesh xhinse të zeza me bel të thellë me kostum njëpjesësh të larjes. Nëse kësaj ia shtoni edhe një xhaketë, do të fitoni një stil biznesi të modës. Ose, kostumin e larjes të preferuar mund ta shfrytëzoni si gardërobë që do të jetë tërheqëse për të dalë në klube të natës. Mund ta kombinoni me fustan prej lëkure si supermodelja Josephine Shriver. Kemi ende propozime frymëzuese për ju: Kostumi i larjes si pjesë e përgatitjes tuaj për vrapim apo ndonjë lloj tjetër të ushtrimit. Shtoni pallton dhe keni fituar një kombinim ideal për punë. Ose varianti elegant që lehtë fitohet me kombinimin e një fustanit me gjatësi deri te gjunjët me një kostum të larjes njëpjesësh me ngjyrë të zezë. 

(Kosova Sot)