Si të keni dhëmbë të bardhë sikur të yjeve të Hollivudit

  • 23 June 2018 - 09:26
Si të keni dhëmbë të bardhë sikur të yjeve të Hollivudit

Buzëqeshja shkëlqyese dhe dhëmbët e shëndetshëm janë bërë domosdo estetike të epokës moderne, sidomos te yjet e Hollivudit, e gjithnjë e më shumë mund të shohim vajza të reja që përdorin preparate të ndryshme për ta arritur një buzëqeshje hollivudiane. Por, zbardhja laserike mund të jetë e shtrenjtë. Mund të keni dhëmbë të bardhë edhe pa shkuar te stomatologu. Së pari duhet të informohemi rreth llojeve të ngjyrës të dhëmbëve, e cila luhatet nga e bardha në të kaltër, deri te ngjyra e bardhë e qumështit dhe e bardha në të verdhë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Deri te ndryshimi i ngjyrës mund të vijë nën ndikimin e faktorëve të llojllojshëm në metabolizëm, por edhe nga struktura dhe mineralizimi i dhëmbëve, nga verdhëza e të sapolindurve, nga të metat e lindura të zemrës... Emali i mbyllur i dhëmbëve krijohet edhe për shkak të veprimit të pigmenteve nga ushqimet dhe pijet, si dhe nga nikotina, disa ilaçe, por edhe për shkak të moshës. Duhet evituar konsumimin e salcës së sojës, kafesë, verës dhe disa çajeve. Nëse nuk mund t'i evitoni në tërësi, atëherë pini me kashtë. 

(Kosova Sot)