Njihuni me truqe të vogla të lyerjes së përsosur të thonjve!

  • 23 June 2018 - 09:28
Njihuni me truqe të vogla të lyerjes së përsosur të thonjve!

Nevojitet pastrues i llakut, vaj për thonj, krem për duar dhe llak i përsosur. Përtacia nuk është e dëshirueshme.Për të pasur thonj të bukur dhe të rregulluar është më lehtë se që e mendoni. Për këtë do t’ju ndihmojë përdorimi i rregullt i kremës për duar dhe vajit për ‘kutikula’. Ja dhe disa këshilla që duhet ti përmbaheni:


PASTRONI MIRË MBETJET E LLAKUT TË VJETËR

A e keni ditur se shumë gra pastrojnë vetëm sipërfaqësisht llakun dhe pastaj menjëherë vënë shtresa të reja? Lagni pambukun me pastrues pa aceton, shtypni në thonj, mbani disa sekonda dhe pastaj e largoni. Mbetjet i largoni edhe me një copë tjetër pambuku ose shtupë për veshë.

GJITHMONË APLIKONI VAJ

Llaku dhe pastruesi (veçanërisht acetoni) i thajnë thonjtë ashtuqë para lyerjes së shtresës së re është i rëndësishëm kujdesi i ‘kutikulave’. Aplikoni disa pika vaj, fërkoni mirë thonjtë dhe ‘kutikulat’dhe prisni disa minuta që të thithet vaji.

LLAKU-MANIKYR

Përfundoni si profesionist A dëshironi që manikyri të zgjasë, patjetër aplikoni edhe llakun transparent përfundimtarë, për forcim.

THONJE-KUJDES

Mjaftojnë tri shtresa Aplikimi i llakut është hapi në të cilin gratë gabojnë më së shpeshti. Tri lëvizje me furçë mjaftojnë – një në mes të thonit, dhe nga një në çdo anë.

THONJ-LEVESKAVE

Kuroni manikyrin Asnjëherë mos lejoni që manikyri juaj të duket i qëruar. Gjithmonë mbani me vehte llakun që aktualisht e keni në thonjtë tuaj që të mundë të rregulloni mangësitë.
(Kosova Sot)