Bima që është “helm” për puçrrat

  • 23 June 2018 - 18:49
Bima që është “helm” për puçrrat

Nëse zgjedhja juaj për kujdes ndaj lëkurës është produkti natyral, atëherë nuk keni arsye për t'u brengosur, ne ju rekomandojmë që ta provoni sallatën e gjelbër.

Sallata e gjelbër jo vetëm që është e pasur me vitaminat A, C, E, B1, B2, B3 dhe B6, por përmban edhe shumë kalcium, magnez, hekur dhe bakër. Shfrytëzojini pra dobitë e saj dhe bëni preparate që në këto ditë me diell do ta ushqejnë fytyrën tuaj.Losioni nga sallata e gjelbër e redukton skuqjen e lëkurës të shkaktuar nga dielli. Përveç kësaj është i njohur edhe si "helm" për puçrrat. Duhet që fletët e kësaj perimeje t'i zini në temperaturë të ulët për një orë e gjysmë. Kur t'i filtroni, i hidhni, por përdoreni lëngun e fituar. Atë mund ta përdorni si losion, afati i qëndrueshmërisë i të cilit është tri ditë, por është e rëndë- sishme që të ruani në vend të errët dhe të ftohtë.  

(Kosova Sot)