Flokët ju bëhen shpejt me yndyrë? Ka zgjidhje

  • 24 June 2018 - 13:37
Flokët ju bëhen shpejt me yndyrë? Ka zgjidhje

Nëse flokët tuaja kaplohen shumë shpejt nga yndyra, ashtu që ju duhet t'i lani ato çdo ditë, atëherë kemi lajm të mirë për ju. Me qëllim që ta pengoni sekretimin e tepërt të yndyrës në kokë, rëndësi të madhe ka larja e rregullt e flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët këshillojnë që, para se t'i lani flokët me shampo, shpëlani ato mirë e mirë me ujë të vakët, meqë sa më të lagëta që janë flokët, aq më pak shampon ju duhet për t'i larë flokët. Shamponët fërkojeni afër rrënjëve të flokëve, meqë aty flokët janë më të yndyrshmet. Në fund, shpëlani flokët me ujë sa më të ftohtë, meqë uji i ftohtë mbyll kutikulat e qimeve dhe lëkura bëhet më e lëmuar. 

(Kosova Sot)