IDE TË SHKËLQYESHME PËR T'U VESHUR NË PLAZH

  • 11 July 2018 - 18:52
IDE TË SHKËLQYESHME PËR T'U VESHUR NË PLAZH

Nëse jeni një nga ato femrat që gjithmonë pëlqejnë të jenë mirë të rregulluara, atëherë me siguri se kujdeseni edhe rreth asaj se si të dukeni edhe në plazh. Për këtë arsye ju sjellim disa ide të shkëlqyeshme që të jeni me stil edhe kur jeni në pushim vjetor dhe derisa ditët i kaloni diku në det dhe me diell. Më e rëndësishmja është që të gjeni kostumin e përsosur të larjes, e pos kësaj ju nevojiten edhe disa pjesë elegante që i kontribuojnë veshjes tuaj në përgjithësi. Për fat të mirë, brendët popullorë "high street" ofrojnë shumë veshje të bukura verore dhe shtesa të modës me të cilat në përsosmëri do ta plotësoni veshjen tuaj në plazh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".Çanta, syze dielli, kostume të larjes, kaftan dhe fustane janë vetëm disa nga ato që mund t'i gjeni në këtë ofertë të pasur që brendët e kanë përgatitur për verë. Inspirimin për krijimin e veshjes ideale e kemi gjetur edhe te bukuroshet nga interneti, e veshjet më të mira për plazh nga ofertat e "high street" jua sjellim në vazhdim.

 

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)