Elyse Knowles zbulon sekretin e saj për një trup pa behane si të saj

  • 12 July 2018 - 08:38
Elyse Knowles zbulon sekretin e saj për një trup pa behane si të saj

Elyse Knowles i di nja dy apo tri gjëra për t'u dukur pa behane në kostume të larjes. Modelja 25 vjeçe ka bërë të ditur për "Daily Mail Australia" se ekziston një këshillë në të cilin ajo bën be kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj fizikut. Përdeirsa njihet se ajo ushtron rregullisht dhe ushqehet shëndetshëm, këshilla e saj më e mirë befasisht nuk ka të bëjë as me ushqim as me ushtrime. Elyse ka thënë se fshehtësia e trupit të saj ishte vëmendja, duke shtuar: 'Filloni me formën pozitive dhe filloni nga aty'.

Fituesja e "The Block" po ashtu ka folur rreth roleve të ndryshme në modelim, duke thënë se ndihet mirë kur është kaq e suksesshme pas 15 viteve në industri. 'Kam punuar për një periudhë goxha të gjatë kohore dhe kam punuar sipas mënyrës time për të arritur lart', ka thënë ajo. 'Po ashtu, është e hatashme kur shikon prapa dhe e kuptoni se sa shumë keni punuar dhe se mundi është shpaguar'. 

(Kosova Sot)