Trajtimi i problemeve më të shpeshta të lëkurës me anë të produkteve me sheqer

  • 13 July 2018 - 10:39
Trajtimi i problemeve më të shpeshta të lëkurës me anë të produkteve me sheqer

 

Sheqeri mund të jetë përbërës i mrekullueshëm në tretmanët e bukurisë, falë strukturës së tij, aftësisë për t'i hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për t'i pastruar poret e saj, transmeton gazeta Kosova Sot.

 

 

Image

1. MASKA ME SHEQER PËR LËKURË TË YNDYRSHME Përdorimi i sheqerit si tkurrës është një mënyrë e mirë për heqjen e pjesës së tepërt të yndyrës nga lëkura, të shkaktuar nga prishja e balancës në gjëndrat yndyrore. Bashkë me përbërësit e lëvores së portokallit, ai krijon një qërues të mirë natyror për pastrimin e poreve të lëkurës. Përbërësit - 3 lugë gjelle sheqer të trashë (36 g) - 1 lugë gjelle lëvore të gërryer të portokallit (10 g) - 2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml) - 1 lugë gjelle mjaltë (25 g) Përgatitja - Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe përzieni derisa ta fitoni një masë të trashë. - Lyejeni këtë masë në fytyrë, lëreni që të qëndrojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni. - Përdoreni 2 ose 3 herë në javë natën.

 

2. KREMI ME SHEQER PËR HEQJEN E QIMEVE Për shkak të vetisë së tij ngjitëse, sheqeri ofron një mënyrë të mirë për heqjen e qimeve të padëshiruara të lëkurës pa përdorë produkte më të ashpra. Përbërësit - 3 lugë gjelle sheqer të trashë (36 g) - 2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml) - Ujë (sipas nevojës) Përgatitja - Shkrijeni sheqerin në temperaturë jo tepër të lartë dhe përziejeni atë me lëng limoni. - Shtojeni një litër ujë, me qëllim që ta fitoni një brumë të trashë, i cili mund të vihet në lëkurën tuaj. - Pasi që ta keni përgatitur këtë dyllë të sheqerit, aplikojeni në lëkurë në drejtim të rritjes së qimeve dhe lëreni që të teret për 15 minuta. - Largojeni produktin me një masazh të lehtë rrethor, me qëllim të largimit të qimeve. Përdoreni dy herë në javë

 

Image

3. TRAJTIMI ME SHEQER PËR LËKURËN E THATË DHE TË ÇARË

Vetitë zbutëse dhe qëruese të sheqerit ju ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e bërë atë që të duket më e shëndetshme dhe më e lëmuar. Përbërësit - 3 lugë gjelle sheqer të trashë (36 g) - 2 lugë gjelle vaj ulliri (32 g) Përgatitja - Përzieni të dy përbërësit në një enë derisa të formohet një masë e trashë. - Lyejeni produktin në pjesën e çarë të shputave të këmbëve dhe lëreni që të qëndrojë për 5 minuta. - Në fund shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë procedurë tri herë në javë. 

Image

4. MASKA PËR LUFTIMIN E AKNEVE NË SHPINË Falë aftësisë për pastrimin e poreve dhe largimin e papastërtive, ky përbërës është i mrekullueshëm për largimin e puçrrave të zeza dhe akneve që ju formohen në shpinë. Mjalti ka ndikim antibakterial Përbërësit - 3 lugë gjelle sheqer të trashë (36 g) - 5 lugë gjelle mjaltë (125 g) Përgatitja - Shkrijeni sheqerin në një vlues të dyfishtë dhe, pasi që ai të jetë shkrirë, shtojeni mjaltin. - Përziejeni masën me një lugë të drunjtë dhe lëreni që të qëndrojë derisa të ftohet që të mund ta aplikoni në lëkurë. - Aplikojeni maskën në zonën e prekur dhe lëreni që të qëndrojë për 20 minuta. - Shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët dhe përdoreni këtë maskë tri herë në javë. 

5. TRETMANI PËR GJUNJË DHE BËRRYLA Kur ta kombinoni këtë preparat të mrekullueshëm qërues me vaj hidratues të kokosit, atëherë fitoni një tretman të mrekullueshëm për zbutjen e lëkurës në bërryla dhe gjunjë. Përbërësit - 2 lugë gjelle sheqer të trashë (24 g) - 2 lugë gjelle vaj kokosi (30 g) Përgatitja - Qitni përbërësit në një enë dhe përzieni derisa të formohet një masë e trashë. - Pastroni pjesët ku doni ta vëni këtë preparat dhe aplikojeni atë duke mos e kursyer. - Bëni lëvizje të lehta ngjeshëse dhe lëreni maskën që të qëndrojë për 20 minuta. - Shpërlajeni dhe përdoreni 2 herë në javë.

(Kosova Sot)