Zgjidheni kostumin më të mirë të larjes në bazë të formës së trupit

  • 16 July 2018 - 08:41
Zgjidheni kostumin më të mirë të larjes në bazë të formës së trupit
Nëse mendoni se me ndihmën e kostumit të larjes nuk mund të fshihen parregullsitë e trupit, atëherë e keni gabim. Është me rëndësi ta kuptoni se çfarë kostumi i larjes shkon me formën tuaj trupore

Kofshë dhe të pasme të theksuara: - Nëse forma juaj trupore është si e dardhës, atëherë duhet të zgjidhni kostume të larjes me pjesën e sipërme me ngjyra të forta, e pjesën e poshtme të errët. Në këtë mënyrë, pjesa e sipërme merr vëmendjen e kostumeve të poshtme.

Gjoks të vogël: - Kur fjala është për femrat me gjoks të vogël, ato duhet të zgjedhin kostume me ngjyrë të ndritshme nga sipër e paksa më të errët poshtë.

Gjoks i madh: - Ndoshta nuk e dini, por femrat me gjoks të madh nuk e kanë aspak të lehtë në plazh, e nëse në ndonjë mënyrë dëshironi t'i fshihni, atëherë zgjidhni ata që në pjesën e sipërme kanë ndonjë dezen zik-zak, e pjesa e poshtme njëngjyrësh dhe i ndritshëm. Mungesa e linjave: - Për të krijuar iluzionin e linjave në trup, zgjidhni kostumin njëpjesësh me pjesë të prera në hapësirën e barkut, me një dekolte të thellë. 

(Kosova Sot)