Pesë maska për fytyrë, të përgatitura për pak minuta

  • 16 July 2018 - 10:58
Pesë maska për fytyrë, të përgatitura për pak minuta

Ja disa maska të lehta për fytyrë, të cilat mund t'i përgatitni edhe ju në shtëpi. A e keni ditur që maskat e bëra në shtëpi mund të jenë po aq efikase sa edhe maskat e blera e të shtrenjta?,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. MASKA ME BANANE

Lëkura juaj do të jetë e shëndetshme pas aplikimit të kësaj maske tropikale në fytyrën tuaj. Kjo maskë e fytyrës është dizajnuar për të gjitha llojet e lëkurës. Përbërësit 1/2 bananeje 1 lugë gjelle lëng portokalli 1 lugë gjelle mjaltë Udhëzime: 1. Shtypeni bananen. 2. Përziejeni lëngun e portokallit dhe mjaltin. 3. Aplikojeni në fytyrë. 4. Lëreni që të veprojë për 15 minuta. 5. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. 6. Hidratojeni lëkurën.

2. MASKA ME SHEQER TË VRUGËT

Sheqeri i vrugët ndihmon që të largohen qelizat e vdekura nga lëkura, derisa vaji i kokosit e furnizon me lagështi. Kombinimi i dy përbërësve do të rezultojë me një rezultat të këndshëm. Përbërësit 2 lugë gjelle sheqer të vrugtë 2 lugë gjelle vaj të virgjër të kokosit Udhëzime: 1. Përdorni sasi të njëjta të sheqerit të vrugtë dhe të vajit të kokosit, për ta formuar masën për fërkim. 2. Aplikojeni atë në fytyrën tuaj, duke përdorë lëvizjet e buta rrethore. 3. Lëreni atë maskë në fytyrën tuaj për disa minuta. 4. Shpëlajeni me ujë të vakët.

3. MASKA ME MJALTË DHE PORTOKALL

Kjo maskë me portokall dhe mjaltë ka për qëllim që fytyrës suaj t'ia japë një shkëlqim të shëndetshëm organik. Përbërësit 3 lugë gjelle me lëng portokalli 1/2 gote mjaltë Udhëzime: 1. Përzieni 3 lugë gjelle lëng portokalli dhe gjysmë gote mjaltë. 2. Aplikojeni në fytyrë. 3. Lëreni që të veprojë për 30 minuta. 4. Shpëlajeni me ujë të vakët, e më pas të ftohtë. 5. Hidratojeni lëkurën

4. MASKA E FYTYRËS ME MUSTARDË

"Rriheni" fytyrën tuaj duke përdorë mustardë të verdhë, të butë. Kjo maskë e fytyrës do ta stimulojë lëkurën tuaj. Provojeni atë në një zonë të vogël të lëkurës, për të parë a do të irritohet ajo, apo jo.

5. MASKA ME TËRSHËRË

Përbërësit 2 lugë gjelle mjaltë 1 të bardhë të vezës 1/3 e gotës me tërshërë ½ e gotës me ujë të nxehtë Udhëzime: 1. Përzieni 1/3 të gotës me tërshërë me ½ të gotës me ujë të nxehtë. 2. Lëreni për 3 minuta. 2. Shtojeni të bardhët e një veze dhe dy lugë gjelle mjaltë.

(Kosova Sot)