Femra, a guxoni dhe a jeni të gatshme për një ndryshim?

  • 16 July 2018 - 10:59
Femra, a guxoni dhe a jeni të gatshme për një ndryshim?

 

 

Kjo është ngjyra e përsosur e flokut sipas shenjës suaj të horoskopit. Nëse dëshironi të bëni një ndryshim në dukjen tuaj, duke ndryshuar ngjyrën e flokut, atëherë horoskopi mund t'ju ndihmojë mjaft shumë. Shikoni se cila ngjyrë do t'ju shkonte më së miri , transmeton gazeta Kosova Sot.

Dashi Fëmijë në zemër dhe person që pëlqen të jetë udhëheqëse. Për ju fillesat më të mira janë ngjyrë bakri. 

 
Image

Demi Gjithmonë jeni me këmbë në tokë, por njëkohësisht edhe shumë kokë- fortë. Jeni të lindur për lidere, kështu që nuanca juaj është e kuqe e errët, mjaftueshëm e ndezur për t'ua bërë me dije të tjerëve se me ju nuk ka shaka. 

Image

Binjakët Lehtë gjendeni në situata dhe me njerëz. Këtë sezon ndriçoni flokët me fillesa të verdha, që e freskojnë dukjen tuaj. 

Image

Gaforrja Jeni të gatshme për të bërë ndryshime të theksuara me ndihmën e vetëm një fijes së flokut. Subtile, por e fuqishme. 

Image

Luani Ju pëlqeni që gjithmonë të jeni në qendër të vëmendjes dhe jeni një nga shenjat lidere të horoskopit. Ngjyra juaj ideale është e kuqe bakër. 

Image

Virgjëresha Jeni të përsosura, ndërsa floku për juve është vepër arti. Për ju e verdha platine ose nuanca e hirtë e argjendtë është ajo që shkon me karakterin tuaj. 

Image

Peshorja I rëndësishëm për ju gjithmonë është ekuilibri. Mbani ngjyrën natyrale, por theksojeni me fillesa më të ndritshme ose më të errëta. 

Image

Akrepi E zeza është ngjyra juaj. Mjaftueshëm bie në sy dhe shkon me stilin tuaj misterioz. 

Image

Shigjetari Nganjëherë jeni e dyshimtë dhe njerëzit shtrojnë pyetje se kush në të vërtetë jeni. Prandaj, ngjyra e bardhë është zgjedhja e duhur, sepse i shtoni një dozë misteri dukjes suaj. 

Image

Bricjapi Ju punoni shumë, por, ju e dini kur koha është për t'u argëtuar. Prandaj, nxirrni disa fillesa me ngjyra të ndryshme sipër sipërfaqes së flokut, që do të dallohet kur t'i lidhni flokët. 

Image

Ujori Jeni argëtuese dje ju pëlqen të flirtoni… çfarë mendoni për nuancën e verdhë? Jemi të sigurt se do t'ju shkojë më së miri.

Image

Peshqit Sa të thella janë emocionet tuaja? Ngjyra e kaltër, që i ngjason oqeanit, në stilin "balayage", do të theksojë feminitetin tuaj dhe anën emocionuese. 

(Kosova Sot)