Maska për rinim, të cilat mund t'i bëni vetë

  • 16 July 2018 - 11:00
Maska për rinim, të cilat mund t'i bëni vetë

Nëse keni problem me lëkurë të tharë të fytyrës, qafës dhe zonës së dekoltesë, provojeni aplikimin e maskës ushqyese të bërë nga çokollata,shkruan gazeta Kosova Sot.

Përveç vitaminave dhe mineraleve, çokollata përmban edhe kafeinë, e cila stimulon funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, normalizon rrjedhën e gjakut dhe parandalon paraqitjen e ënjtjeve. Gjalpi i kakaos nga çokollata e lagështon lëkurën, e rinon atë dhe i jep dukje të shkëlqyer. Çokollata është e pasur edhe me gjëra të tjera të dobishme, siç janë teobromina dhe teofilina, të cilat e shtrëngojnë lëkurën. Në industrinë kozmetike përdoret çokollata me përqindje sa më të lartë të kakaos, ose pluhuri i kakaos, pa sheqer dhe shtesa aromatike

Provojeni njërën nga këto dy maska të ëmbla për fytyrë:

1. Tundeni një të verdhë të vezës. Ia shtoni një lugë të vogël me ajkë, ujë të ngrohtë dhe çokollatë të zezë të shkrirë në avull. Përzierjen e aplikoni në fytyrën e pastruar paraprakisht, dhe i bëni masazh lehtë me lëvizje qarkore. Të njëjtën gjë e bëni edhe në qafë dhe dekolte. Pas 15-20 minutave masën e shpëlani me ujë të ngrohtë.

2. I shkrini në avull 50 gramë të çokollatës së zezë me një lugë të vogël me vaj ulliri. E ftohni përzierjen deri në temperaturë të trupit dhe e aplikoni me lëvizje të lehta qarkore në fytyrë, qafë dhe dekolte. Shtrijuni dhe pushoni për 15 minuta, e më pas maskën e shpëlani me ujë të ngrohtë. Kjo maskë e ushqen, shtrëngon, freskon dhe e rinon lëkurën. 

(Kosova Sot)