Përse pastrimi me uthull të mollës është kaq i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës?

  • 16 July 2018 - 13:52
Përse pastrimi me uthull të mollës është kaq i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës?
PASTRON NJOLLAT E PLAKJES
Uthulla e mollës përmban acidet "alpha-hydroxy", apo përbërësin "AHA". Këta përbëprës kanë aftësinë të heqin qafe qelizat e vdekura nga sipërfqaja e lëkurës. Për më shumë, kur fytyra t'i absorbojë, aktivizojnë qarkullimin dhe nxitin rigjallërimin e qelizave.

LEHTËSON NGA TË DJEGURAT
Pastrimi i fytyrës me uthull të mollës gjithashtu minimizon dëmtimet që vijnë nga të djegurat nga dielli apo edhe nga aksidentet. Falë përbërësve antioksidues dhe atyre kundër inflamacioneve, përdorimi i drejtpërdrejtë pakëson të djegurat dhe nxit shërimin.

VEPRON SI TONIK
Një arsye interesante për të pastruar fytyrën me uthull të mollës është se shërben si një alternativë për tonik. Përbrësit e uthullës së mollës parandalojnë zgjerimin e poreve, duke parandalaur shafqjen e rrudhave. 



LUFTON YNDYRËN E TEPËRT
Acidet organike që përmban uthullla e mollës ndihmonë të rregullojnë pH-në e lëkurës dhe ndalojnë prodhimin e yndyrës. Këto syubstanca i japin efekt të fuqishëm për të shdnritur lëkurën dhe për të ehqur papastërtitë.

REDUKTON AKNET
Duke e pastruar fytyrën me uthullën e mollës, ju mund të hiqni papstërtitë që gjenden brenda poreve. Për më shumë, përdorimi i rregullt është një alternativë kundër njollave të zeza dhe akneve apo puçrrave.

PARANDALON INFEKSIONET
Përbrësit kundër mikrobeve që janë të përqednruara në këtë produkt ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës që shakton infeksione. Për më shumë, është e dobishme për lëkurën e ndjeshme dhe ka efekt zbutës që redukton alergjitë. Përbërësit: 5 lugë uthull organike të mollës (75 ml), 1 gotë ujë të ftohtë (250 ml). Përgatitja: Tretini lugët me uthull të mollës në gotën me ujë. Vërejtje: Gjithmonë duhet ta kombinoni me ujë, pasi acidet në uthullën e mollës janë të forta dhe mund ta irritojnë lëkurën nëse e përdorni në mënyr të drejtpërdrejtë në fytytën tuaj. Mënyra e aplikimit: Në mbrëmje, porsa ta keni hequr grimin nga fytyra, tretmanin me një sprej e hidhni në fytyrë. Më së miri do të ishte të bëni një test të vogël në hapësirat e lëkurës tuaj sa për ta verifikuar se produkti nuk jep efekte të padëshiruara. (mos harroni, llojet e lëkurës janë të ndryshme). Nëse nuk keni ndonjë problem, e aplikoni me lëvizje të buta duke bërë masazh fytyrës, derisa të absorbohet. E lini për 30 minuta dhe e shëplani me ujë të ftohtë. E përsëritni për 5 ditë rresht, pushoni 2 të tjera dhe filloni përsëri.

(Kosova Sot)