Pilingu me sodë të bukës, për shkëlqimin e fytyrës

  • 17 July 2018 - 11:49
Pilingu me sodë të bukës, për shkëlqimin e fytyrës

Së shpejti po vjen pranvera, që do të thotë se duhet bërë një ndryshim në rutinën e lëkurës së fytyrës. Tash kur ditët e ftohta janë pas nesh, është me rëndësi ta përgatisni lëkurën për kalim nga ajri i ftohtë në atë të ngrohtë. Dehidrimi, dukja pa jetë dhe humbja e shkëlqimit të përtërirë si dhe shtresa me qeliza të vdekura, janë ato që secila femër dëshiron t'i heqë qafe. Gjithsesi, për diçka të tillë ndihmon aplikimi i tretmanëve adekuat, e pilingu pikërisht është një prej tyre. Kësaj radhe do t'ju prezantojmë pilingun nga soda e bukës, e për sodën dihet që zgjidh të gjitha problemet. Tretmanët e vjetër natyralë nuk përmbajnë kemikate helmuese që nuk e dëmtojnë lëkurën. Pilingu është pjesë e pandashme e kujdesit të lëkurës, e sidomos sugjerohet gjatë kësaj periudhe kohore, kur nga të ftohtët kalojmë në mot të ngrohtë. Me këtë piling hiqen pluhuri dhe qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. 

Pilingu nga soda e bukës

Siç e kemi thënë, soda e bukës është përbërës fantastik, që ka funksionin e pastruesit të thellë, që në këtë rast është më se e domosdoshme. Sodën e bukës e keni në kuzhinë, e mënyra e përgatitjes është krejt e thjeshtë. Ky piling ju ndihmon në pastrim dhe hapjen e poreve duke parandaluar inflamacionet e lëkurës, heqin qelizat e vdekura. Soda ka efekt antibakterial po ashtu, heq puçrrat dhe mitesteret. Pos sodës së bukës, në përbërje futet dhe limoni, që po ashtu është efikas - heq njollat nga lëkura dhe ekuilibron tenin. Për piling ju nevojitet 1 lugë e supës sodë buke, 1 lugë ujë të vakët, si dhe lëngu nga gjysmë limoni. Gjithçka përzieni me pastën e fituar bëni pilingun. Shmangni hapësirën përreth syve. Këtë tretman mund ta aplikoni 2-3 herë në javë.

(Kosova Sot)