Zbuloni kur është e domosdoshme të përdorni lapsin për buzë dhe cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë

  • 17 July 2018 - 23:54
Zbuloni kur është e domosdoshme të përdorni lapsin për buzë dhe cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë

Lapsi për buzë nuk është i domosdoshëm, por ndihmon që buzët me grim të duken më bukur dhe buzëkuqi të rrijë më mirë. Ja edhe disa këshilla, kur ky produkt i grimit është i domosdoshëm.

1. Kur keni buzë të holla pse kanë formë jo të mirë

Përdorni laps për buzë që për një nuancë është më i errët sesa ngjyra juaj natyrale dhe në mënyrë automatike do të duken më të theksuara dhe më të plota. Shmangni kalimin përtej linjave të buzëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Kur buzëkuqi ka efektin e shkëlqimit dhe teksturë më të lagësht

Buzëkuqtë e tillë detyrimisht kërkojnë bazë, për dallim nga ata që janë pa shkëlqim. Më së miri është të përdorni laps rozë të zbehtë për vizatimin e buzëve, e më pas t'i lyeni buzët me pudër para aplikimit të buzëkuqit.

3. Nëse dëshironi që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë pa aplikim të sërishëm

Për të parandaluar zbehjen e ngjyrës së buzëkuqit, para se ta aplikoni, aplikoni lapsin në gjithë sipërfaqen e buzëve, do të ketë efektin e dyllit. 

4. Lapsi në vend të buzëkuqit 

Lapsi për buzë me sukses mund të jetë zëvendësim për buzëkuqin pa shkëlqim dhe që ngjyra e buzëve tuaja të duket shkëlqyeshëm.

(Kosova Sot)