Top 10 maskat kundër plakjes, që mund t'i përgatisni vetë në shtëpi

  • 14 August 2018 - 15:15
Top 10 maskat kundër plakjes, që mund t'i përgatisni vetë në shtëpi
Mosha ju pushton ngadalë, para se ju ta kuptoni. Do të vëreni rrudhat e para, njollat. Çfarë duhet të bëni për t'i parandaluar, ju ftojmë të lexoni më poshtë 

MASKË ME QUMËSHT DHE KAKAO Ju nevojitet pluhur i pa ëmbëltuar i kakaos dhe qumësht. Përzieni së bashku dhe e vendoni në lëkurë. E lini për 5 deri 10 minuta dhe e shpëlani. Kjo maskë ju dhuron freskim dhe zbut lëkurën.

MASKË ME BOLLGUR DHE MJALTË Merrni sasi të barabartë të bollgurit dhe mjaltit dhe i përzieni bashkë. Pastën e aplikoni në fytyrë dhe e lini për 15 deri 20 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe shijoni lëkurën e hidratuar dhe të përtërirë.

MASKË ME BOLLGUR DHE QUMËSHT GJALPI Ju nevojitet një gotë qumësht gjalpi dhe 4 lugë bollgur që ishte vluar paraprakisht. E lini të ftohet në temperaturë të dhomës e më pas shtoni një lugë vaj ulliri dhe vaj të bajameve. Pastën aplikoni në fytyrë, e lini për 20 minuta dhe e shpëlani për të pasur lëkurë të shtrënguar, pa njolla.

MASKË ME TRANGUJ Merrni pak trangull, e shtypni dhe shtoni të bardhët e vesë, një lugë lëng limoni dhe mollën e shtypur. E aplikoni në fytyrë dhe e lini për 20 minuta. Enzimat e trangullit e zbutin lëkurën tuaj dhe e bëjnë më të freskët dhe më të re. 

MASKË ME BANANE Bananet janë përplot me përbërës kundër plakjes dhe të pasura me vitamina E dhe A. Mund të përgatitni maskë të hatashme kundër plakjes, duke përzier një banane, duke ia shtuar edhe një lugë krem dhe një mjaltë. Pastën e vendosni në fytyrë, e lini të veprojë për 30 minuta, më pas e shpëlani.

MASKË ME DREDHËZA DHE TË BARDHËT E VEZËS Merrni disa dredhëza dhe i shtypni. Pastën e përzieni me të bardhët e vezës dhe e aplikoni në fytyrë, e lini derisa të thahet dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME ALOE VERA Kjo është një ndër maskat më të mira që mund ta përdorni. Pos se ju mbron nga infeksionet, xheli i bimës bën mrekullinë me lëkurën tuaj, duke e rigjallëruar atë. Mund ta lini të veprojë për 20 deri 30 minuta.

MASKË ME PAPAJË DHE JOGURTIN GREK Një përzierje e thjeshtë e barabartë e papajës dhe jogurtit grek mundet të dhurojnë një maskë për fytyrë të bukur, duke hequr qelizat e vdekura. Pasi ta keni aplikuar shtresën e hollë e lini të veprojë për 20 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME PATATE DHE MOLLË Gërryeni një patate dhe një mollë dhe i përzieni baskë. E aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani dhe e vëreni shkëlqimin e fytyrës tuaj.

MASKË ME BORONICA DHE FARA TË RRUSHIT Ju nevojitet ¼ e gotës boronica dhe ½ e lugës me vaj të farave të rrushit, i përzieni dhe i vendosni në fytyrë me brushë. E lini të veprojë për 10 minuta dhe e shpëlani më pas.  

(Kosova Sot)