USHQIMET QË JU NDIHMOJNË T'I HUMBNI KILOGRAMËT E PADËSHIRUAR

  • 14 August 2018 - 22:48
USHQIMET QË JU NDIHMOJNË T'I HUMBNI KILOGRAMËT E PADËSHIRUAR

1. MISHI ORGANIK Ju digjni më shumë kalori, duke i tretur proteinat sesa duke i tretur karbohidratet. Ndërsa, mishi i pulës dhe gjelit të detit janë burime të pashtershme të proteinave, si rrjedhojë, konsumimi i këtyre llojeve të mishit është i rekomanduar.

2. AVOKADO Përkundër faktit që përmban 400 kalori, avokado është i pasur edhe me acide të shëndetshme natyrore, që nuk grumbullohen në trupin tuaj mirëpo ndikojnë në djegien e kalorive. Gjithsesi, është e rëndësishme që të mos konsumoni më tepër se një gjysmë avokado në ditë.

3. KANELLA Kanella duke e përshpejtuar punën e metabolizmit ndihmon në parandalimin e grumbullimit të yndyrës në trup dhe rrjedhimisht ju ndihmon në humbjen e peshës.

4. DOMATET Domatet janë ushqime shumë të rëndësishme për luftimin e yndyrës në trup, që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit duke e reduktuar pezmatimin e brendshëm.

5. ÇAJI I GJELBËR Brenda dy orësh pas konsumimit të çajit të gjelbër, kafeina që gjendet në të ndikon në përshpejtimin e metabolizmit tuaj. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit, të cilët kanë konsumuar rregullisht çaj të gjelbër, kanë qenë shumë më efektivë në humbjen e peshës së tyre.

6. KOKOSI Kokosi përmban acide të shëndetshme yndyrore, që, në vend se të ruhen në trup, shpërbëhet dhe përdoren për prodhimin e energjisë. Andaj, përkundër faktit që kokosi përmban shumë kalori, mund t'ju ndihmojë në procesin e humbjes së peshës. Gjithsesi, është e rëndësishme të theksohet që kokosi duhet konsumuar në sasi të vogla. 

7. PERIMET E GJELBRA Spinaqi dhe brokoli janë vetëm disa nga perimet e gjelbra, që janë shumë të rëndësishme për dietën tuaj. Këto lloj perimesh ju ngopin pa pasur nevojë që të konsumoni ushqime, që nuk janë të shëndetshme.

8. VEZËT Aminoacidet, që gjenden në vezë, i japin vrull metabolizmit, duke e përshpejtuar kështu punën e tij. Vitamina B12, që gjithashtu gjendet në vezë, është vetëm njëra nga vitaminat, që janë të pranishme në njërin prej ushqimeve më të rëndësishme për humbjen e peshës.

9. BANANET Niseshteja që gjendet në banane, më t'u futur në zorrë shndërrohet në acide yndyrore, që më pas ndihmon në rënie në peshë, duke e shkrirë yndyrën që gjendet në trup. Për më tepër, bananet janë të pasura në vitamina dhe fibra, që, gjithashtu, ndihmojnë në përmirësimin e procesit të tretjes. 

 

(Kosova Sot)