Kura shtëpiake kundër plakjes së lëkurës, të cilat funksionojnë

  • 15 August 2018 - 12:35
Kura shtëpiake kundër plakjes së lëkurës, të cilat funksionojnë
Nëse nuk dëshironi të shpenzoni në produkte të shtrenjta, këto janë disa kura të lehta shtëpiake, të cilat do t'ju ndihmojnë me problemet më të shpeshta të lëkurës në plakje e sipër 

RECETA PËR MASKË NGA MJALTI DHE LIMONI Përbërësi më i mirë nga kuzhina, që ndihmon në reduktimin e paraqitjes së njollave të padëshiruara të plakjes është lëngu i limonit. Lëngu i limonit është i pasur me acid citrik dhe askorbik (vitaminë C) të cilët njihen për karakteristikat e shndritjes së lëkurës. Kur përzihen me karakteristikat e mjaltit, vjen deri te një kombinim i mirë për ta shndritur në mënyrë natyrale lëkurën. Sigurohuni që të qëndroni larg diellit kur përdorni produkte nga lëngu i limonit. E përzini një lugë të vogël me lëng limoni me një lugë të njëjtë me mjaltë. Udhëzimet: Lehtë i bëni masazh lëkurës dhe e lini që të qëndrojë për 20 minuta para se ta shpëlani. Përsëriteni për çdo natë për një muaj. Sigurohuni që t'i shmangni sytë dhe përdorni krem për rrezitje kur dilni jashtë. Nëse limoni është shumë irritues, i shtoni më shumë mjaltë përzierjes. 

2. RECETA PËR MASKË NGA TRANGULLI DHE JOGURTI J ogurti i thjeshtë përmban shumë përbërës që mund të ndihmojnë ta forcojnë lëkurën. Acidi laktik ndihmon në qërimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe nxitë përtëritjen e qelizave të lëkurës. Jogurti gjithashtu përmban lipide natyrale dhe minerale që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën. Gjithashtu mund t'i shtoni trangull të grirë për të ngushtuar madhësitë e poreve. I grini 20 gramë trangull dhe i përzini në gjysmë filxhani me jogurt. Udhëzimet: Aplikojeni përzierjen në tërë fytyrën dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe më pas spërkateni fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni procedurën 3-5 net në javë. 

3. RECETA PËR MASKË NGA KAKAOJA, MJALTI, BOLLGURI DHE SHTALPA Një ndër burimet më të pasura të antioksiduesve polifenolikë është kakaoja. Ndihmon në kthimin mbrapa të shenjave të plakjes duke luftuar oksidimin e shkaktuar nga rrezet ultraviolete. Kur përzihet me hidratues të tjerë natyralë, kakaoja ndihmon në rinimin e lëkurës pas dëmtimit të përditshëm nga dielli, ajri i ndotur dhe plakja natyrale. I përzini 60 gramë kakao, 3 lugë shtalpë, 60 gramë mjaltë dhe në fund 3 lugë me pluhur bollguri. Udhëzimet: Lehtë e aplikoni maskën e dendur në tërë fytyrën. Pas 10 minutave, e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. 


4. RECETA PËR LOSION NATE NGA VAJI I ULLIRIT DHE AVOKADOJA L ëkura e tharë ka nevojë për hidratim dhe vajra për t'i përforcuar barrierat natyrale në lëkurë dhe për ta zbutur lëkurën. Vaji i ullirit dhe avokadoja janë vajra shumë të mirë për lëkurën tuaj. Vaji i ullirit është i pasur me antioksidues ndërsa avokadoja ofron mbështetje për shtresat e thella të lëkurës. Të dy këta përbërës e hidratojnë lëkurën gjatë natës dhe e rimbushin me yndyrat e nevojshme për lëkurë më të butë. E shtypni një lugë me avokado, ia shtoni dy lugë me vaj ulliri dhe gjysmë luge me lëng limoni dhe e përzini mirë. Udhëzimet: Aplikojeni një shtresë të hollë të losionit në tërë fytyrën dhe lëreni që të qëndrojë gjatë tërë natës. E shpëlani në mëngjes. 

(Kosova Sot)